Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Koruti & Latifi: Baleti Zorba Na Riktheu Emocionet E Skenës Së Tkob
English

Koruti & Latifi: Baleti "Zorba" Na Riktheu Emocionet E Skenës Së Tkob

- Balerinët Altin Koruti dhe Bledi Latifi shprehen në një intervistë për ATSH-në- TIRANË, 23 Qershor/ ATSH- Suada Daci/- Janë dy nga emrat më të njohur të balerinëve shqiptarë, që po "ndezin"jo vetëm skenën greke, por dhe botërore. Dy balerinët e njohur Altin Koruti dhe Bledi Latifi kanë gati dy dekada që janë larguar në drejtim të shtetit helenë (Greqi) ku kanë ndërtuar një karrierë të suksesshme, duke u cilësuar si balerinët më të talentuar të teatrit të Athinës. Të ftuar për të qenë pjesëmarrës në baletin "Zorba", që do të vihet në 25 qershor në skenën e Teatri Kombëtar të Operas dhe Baletit nga koreografi Arjan Sukniqi, të dy artistët shqiptarë rrëfejnë në një intervistë për ATSH-në, se ftesa u ka ngjallur shumë emocione. Ishin vitet '90, kur të dy balerinët e talentuar shqiptarë kërkonin që aftësitë artistike t'i shfaqnin dhe në skena të tjera. Vendi i parë që i priti u bë Greqia, ku si dhe shumë shqiptarë të tjerë, mes shumë vështirësive arritën falë punës dhe talentit, por dhe pasionit për profesionin, të ndërtojnë një emër artistik, duke u renditur përkrah emrave më të njohur të artit grek. Kthimi në atdhe për ata, është njëkohësisht edhe një kthim pas në kohë. "Në vitin 1990 unë mbarova shkollën e baletit dhe më pas u futa si solist në TKOB ku unë kërceva role si Toreodori tek baleti "Don Kishoti", tek "Zhizel", por dhe shumë role të tjera që i kam realizuar para shumë vitesh në skenën e TKOB. Më pas vendosa që të kërkoja diçka më të mirë për karrierën time dhe unë shkova në Greqi". shprehet balerini Altin Koruti. Ai tregon se," fillimet ishin të vështira, derisa në 1993 arrita të hyja si kërcimtar në TOB të Athinës, në vitin 1995 u bëra solist dhe deri tani vazhdoj të kërcej pranë këtij teatri, ndërsa kam dhe angazhime të tjera jashtë Greqisë". Duke e konsideruar baletin "Zorba" si shumë emocinues, balerini Bledi Latifi thotë se, "ftesa nga drejtori i TKOB, Zhani Ciko për të kërcyer Zorbën na zgjoi kujtimet e hapave të para që ne filluam të kërcenim si balerinë në skenën shqiptare. Me krenari thotë se "jemi nxënës të shkollës artistike "Jordan Misja" dhe ne kemi mbaruar në këtë shkollë, ku kanë dalë shumë talente në shumë fusha të artit, që sot pa dyshim, po njohin sukses në skenat botërore". Latifi tregon se fazat e fillimit janë shumë të vështira për këdo që shkon për herë të parë në një vend tjetër, ku kërkon të integrohet me jetën, shoqërinë, por dhe të fillojë sërish profesionin. "Ne ishim balerinë dhe ia arritëm të siguronim gjithë këtë vetëm me anë të zotësisë sonë, falë talentit dhe punë sonë që bëjmë me baletin", thotë ai. Duke folur për rolet e interpretuar në Greqi të dy tregojnë se ato kanë qënë të shumta. "Zorba" është një balet që e kemi kërcyer në Greqi, ku është mirëpritur jo vetëm në skenën greke, por dhe në gjithë botën. Është një balet, që ka gjetur sukses në skenat botërore. Me "Zorbën" ne kemi shkuar dhe në Australi, Turqi, Egjipt, etj ku ka pasur një sukses shumë të madh", pohon Altin Koruti. Të shumta kanë qënë rolet edhe për balerinin Bledi Latifi. "Për disa vite u largova nga Greqia për të punuar në Kanada, që për mua ishte një eksperiencë e madhe. Ne jepnim shfaqje me trupën jo vetëm në Kanada, por thuajse në të gjithë skenat e Evropës, e cila ndikoi shumë dhe në plotësimin tim si artist", thotë ai. "Nga ajo kohë dhe deri tani, vazhdojmë karrierën si solistë në Teatrin e Operës së Athinës. Ftesa që na u bë nga Zhani Ciko ishte një sadisfaksion shumë i madh për të dy. Se kishim dëshirë shumë të madhe për tu kthyer në skenën shqiptare, për të kërcyer sërish në TKOB", pohojnë të dy balerinët. Duke folur për Zorbën, Koruti pohon se, "ai është një personazh karakter, një njeri që ka dalë në botë dhe atje në Greqi, është pak ndryshe si rol. Por më pëlqen se koreografi Arjan Sukniqi e ka bërë pak ndryshe, më pëlqen shumë kjo koreografi që vjen në skenën shqiptare". Dhe beson se "këtë rol që e kam bërë dhe në Greqi, këtë herë do të jetë një Zorba ndryshe nga ai i skenës greke". Drejtues i një shkolle baleti në Greqi, Bledi Latifi ndalet tek personazhi që do të interpretojë, Xhoni një shkrimtar anglez, që përfaqëson kureshtjen e perëndimit për të zbuluar traditat dhe vlerat e pasurisë të Kretës, ku zhvillohet e gjithë historia. "Aty është dhe njohja e tij me Zorbën dhe kontradiktat që ky shkakton gjatë prezencës në Kretë, sidomos rënia në dashuri me një nga vajzat në fshat. Kështu zhvillohet gjithë historia deri në finale, me një fund triumfues. Finalja e shoqëruar dhe me muzikën e njohur të kompozitorit grek, është një fund triumfues dhe këtë do ta kuptoni kur të shikoni dhe shfaqjen e baletit "Zorba", pohon Balerini Bledi Latifi. Të dy vlerësojnë bashkëpunimin me balerinët shqiptarë, për të cilët thonë se, "me të gjithë që punuam janë të rinj të talentuar, me përvojë dhe cilësi mjaft të mira. Na bëri përshtypje mikpritja dhe të gjithë sëbashku, kemi bërë një punë shumë të mirë". Baleti "Zorba" që do të shfaqet premierë në 25 qershor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kjo vepër, e cila ka korrur një sukses botëror, vihet për herë të parë në skenën shqiptare. Me muzikë të kompozitorit të madh grek Mikis Theodorakis, baleti vjen në skenën shqiptare nga një emër i njohur i koreografisë shqiptare, Arjan Sukniqi. Skenografia e baletit me dy akte "Zorba" i është besuar Platon Bardhit, kostumografia Taulant Pustinës, mjeshtër kori Dritan Lumshi, dhe dirigjent Edmond Doko. Në rolet kryesore interpretojnë Altin Koruti, Bledi Latifi, Jonida Onuzi, Elona Nallbani, Erisa Gina, Dion Gjinika, Odeta Dishnica. Në këtë balet interpreton pas një shkëputje shumë vjeçare në TKOB edhe këngëtarja Manjola Nallbani./n.m/
KOMENTE