Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mash: 225 Programe Studimi, Përzgjedhja E Kandidatëve Pas 30 Korrikut
English

Mash: 225 Programe Studimi, Përzgjedhja E Kandidatëve Pas 30 Korrikut

TIRANE, 23 Qershor/ATSH/.- Procesi i pranimeve në universitetet publike për vitin akademik 2010-2011 do të nisë me fazën e përzgjedhjes së kandidatëve fitues pas datës 30 korrik, kohë në të cilën do të ketë përfunduar plotësimi i formularit A2 të 10 preferencave. Ndryshe nga një vit më parë, maturantët e 2010-s do të plotësojnë 10 preferencat sipas rendit zbritës, nga më e pëlqyera te më pak e preferuara pas datës 20 korrik. Brenda kësaj kohe do të ketë përfunduar edhe procesi i vlerësimit të provimeve me zgjedhje si dhe nxjerrja e rezultateve të konkursit për degët e arteve, arkitekturës dhe ato sportive. Ndonëse do të plotësojnë 10 degë, kandidatët edhe këtë vit do të përzgjidhen si fitues vetëm në njërën prej tyre, e pikërisht në atë degë që renditet si preferenca më e lartë. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, këtë vit në formularin A-2 do të listohen 225 degë të fakulteteve publike në të gjitha vendin, nga ku maturantët do të përzgjedhin vetëm 10 prej tyre. Pjesa më e madhe e këtyre degëve u përkasin tetë fakulteteve përbërëse të Universitetit të Tiranës, të cilat çdo vit rezultojnë të kenë dhe fluksin më të lartë të kërkesave për studime. Për t'u bërë pjesë e universiteteve, e veçanërisht atyre në kryeqytet, maturantët jo vetëm duhet të gëzojnë një mesatare të lartë, por duhet të marrin rezultate të kënaqshme edhe në katër provimet përbërëse të maturës. Në rregulloren e pranimit përcaktohet se kanë të drejtë të kandidojnë për të vazhduar studimet në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm nxënësit që vlerësohen kalues në të katër provimet e maturës shtetërore (dy provimet e detyruara dhe dy provimet me zgjedhje). Ky do të jetë dhe kushti kryesor për fazën e llogaritjes së rezultatit final, mbi bazën e të cilit përcaktohen fituesit. Ndërsa për rastet kur maturanti nuk merr notë kaluese në provimin e matematikës apo të letërsisë, do të lejohet që të marrë pjesë në dy provimet me zgjedhje (që do të zhvillohen më 30 qershor), të përcaktuara prej tij në formularin A1. Por ky ndryshim nuk do t'i bëjë ata kurrsesi të jenë garues për në universitete. Kjo pasi llogaritja e rezultatit final të maturës do të plotësohet nga të pesë komponentët e maturës, ku përfshihen katër notat e provimeve, mesatarja dhe llojet e koeficienteve. Tashmë janë përcaktuar edhe tabelat e koeficienteve jo vetëm për llojin e shkollës së mesme që ka kryer maturanti, por dhe ato të degëve të fakulteteve. Në procesin e llogaritjes së rezultatit final për kandidatët që do të hyjnë në garën e konkurrimit me rezultatet e viteve të shkuara do të merren koeficientet e miratuara nga Ministria e Arsimit gjatë vitit 2010./e.gj/s.s./
KOMENTE