English

Mjekësi - Kanceri I Gjirit: Zgjerohet Gama E Përdorimit Të Tyverb Në Be

LONDËR, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Laboratori farmaceutik britanik GlaxoSmithKline (GSK) njoftoi sot se Komisioni Evropian ka pranuar zgjerimin e përdorimit të Tyverb, një medikament kundër kancerit të gjirit, tek një kategori tjetër pacientesh. Tyverb, emri tregtar i lapatinib (që shitet në disa vende me emrin Tykerb), është një medikament i ri që merret nga goja që frenon veprimin e proteinave EGFR dhe HER2 përgjegjëse për rritjen e tumorit. Normalisht i bashkuar me capecitabine (Xeloda e kompanisë Roche), ai bën të mundur ngadalësimin e përhapjes së tumorit dhe të metastazave në tru. Deri tani ai ishte i rezeruvar për gratë të cilat nuk ishin të ndjeshme ndaj trajtimit kimioterapik dhe ndaj Herceptinës (e shitur nga laboratorët Roche dhe Genentech). Por, tashmë ai do të autorizohet në BE në rastin e pacienteve në menopauza të cilat nuk janë trajtuar me kimioterapi, shpjegoi laboratori GSK në një komunikatë. /I.Pu.
KOMENTE