English

Moska Përfshihet Nga Temperatura Mesdhetare

MOSKË, 23 qershor /ATSH-MIA/ - Në Moskë u regjistrua sot temperatura rekord prej 32 gradësh Celsius, njoftuan burime të ndryshme. Zyra Meteorologjike në Moskë pret pas orës 19:00, sipas kohës lokale, temperaturat të ulen, por edhe krahas kësaj do të vazhdojë të jetë shumë ngrohtë për shkak të lagështisë së madhe të ajrit. Maksimumi paraprak i temperaturës në Moskë është regjistruar në vitin 2001, kur termometri tregoi 31,6 gradë Celsius. Gjatë ditëve të ardhshme pritet që temperaturat të kapin rekorde të reja./ a.jor.
KOMENTE