Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
P/Ligji Për Menaxhimin Financiar Dhe Kontrollin , Siguron Përdorimin Efiçent Të Burimeve Financiare Publike
English

P/Ligji "Për Menaxhimin Financiar Dhe Kontrollin", Siguron Përdorimin Efiçent Të Burimeve Financiare Publike

TIRANE, 23 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/ - Projektligji "Për menaxhimin financiar dhe kontrollin" përcakton rregullat, procedurat administrative dhe metodat për funksionimin e menaxhimit financiar dhe të kontrollit brenda njësive të sektorit publik, me qëllim përdorimin efiçent të burimeve financiare publike, duke respektuar parimin e transparencës dhe të ligjshmërisë. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave nisi sot debatin mbi këtë projektligj të hartuar nga ministria e Financave, që përbën një akt të rëndësishëm në kuadër të reformës së ndërmarrë për përmirësimin e menaxhimit të financave publike. Ekspertja e ministrisë së Financave, Anila Çili, tha se zbatimi i këtij p/ligji përcakton përgjegjësitë e ministrit të Financave, udhëzimet dhe manualet standarde që ai miraton, përcakton përgjegjshmërinë menaxheriale të titullarit të njësisë së sektorit publik nëpunësit etj, dhe fut të drejtën e delegimit të detyrave të nëpunësit autorizues, atij zbatues dhe menaxherëve të tjerë, duke vendosur theksin në ruajtjen e nivelit të përgjegjësisë. Miratimi i p/ligjit do të sigurojë rritjen cilësore të menaxhimit të financave publike dhe plotësimin e kuadrit ligjor, sipas kërkesave të Bashkimit Europian. /a.ke/
KOMENTE