Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 23 Qershor/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të mërkurën: Gazeta "Shqip" RAMA:NUK DO TË KETË ZGJEDHJE Lideri i opozitës përshkallëzon qëndrimin si kusht për transparencën. Presidenti i IS-së, Ajala:Berisha, pa vullnet për krizën. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Gjyqtari Bendo habit shtypin e huaj me gjobën marramendëse. - Franca kthehet në shtëpi mes turpit. Gazeta "Panorama" KRYETARI I PS-së, RAMA: NUK KA ZGJEDHJE LOKALE PA HAPUR KUTITË Kryetari i PS-së Rama deklaroi dje nga SHBA se opozita nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale pa u krijuar të gjitha kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - PE, kreu i të djathtëve Doll: Nuk bllokojmë vizat se nuk ka marrëveshje. - Qeveria, 25 milion euro borxh nga bankat vendase. Gazeta Shqiptare MISTERI I USHTARËVE TURQ/MINISTRIA:MISION JOZYRTAR. FLOTA DETARE:STËRVITJE E PËRBASHKËT Pesë anijet e flotës turke u ankoruan dje në Durrës dhe Vlorë. Synimi:Bashkëpunim. Tituj të tjerë të gazetës: - Daul:Pakti PD-PS, ëndërr; Rama të shohë përpara. - Dështon Eurobondi, qeveria kërkon 25 milion euro. Gazeta "Koha Jonë" ALBERTINI: PS, KUNDËR VIZAVE DHE INTEGRIMIT Kryetari i komisionit të Punëve të Jashtme në PE, Gabriele Albertini, akuzoi socialistët shqiptarë se u përpoqën të ndalin hapat e procesit të integrimit. Flet Doris Pack:Qeverinë shqiptare nuk e drejton "Hamasi". Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Kontrolli/Prefekti: Të bllokohet buxheti i Bashkisë së Tiranës. - Rama:Nuk futemi në zgjedhjet lokale. Gazeta "Shekulli" VIZAT, AMENDAMENTET E PE-së PËR SHQIPËRINË Të majtët e të djathtët në PE paraqesin kërkesat për Shqipërinë:Zgjidhni krizën ose nuk ka viza. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Rama: Nuk hyjmë në zgjedhje pa kutitë. - Franca poshtërohet edhe nga Afrika e Jugut, Argjentina kalon Greqinë. Gazeta "55": PE VOTON REZOLUTËN, NUK PRANON KUSHTËZIMIN E VIZAVE ME TEKAT E EDVINIT. Tituj të tjerë: - Vetëm lobet proserbe në ndihmë të Edi Ramës. Gazeta "Rilindja Demokratike": EVROPA HEDH NË KOSHIN E PLEHRAVE KRIZËN-RAMA. Rrëzohet kërkesa e PS-së për të shtyrë miratimin e rezolutës për vizat dhe integrimin. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Rama nuk lejon kontroll të fondeve të qeverisë, prefekti kërkon bllokim. - Lohan:Krijimi i Shengenit ballkanik, projekt ambicioz. Gazeta "Zëri i Popullit": KRIZA/EUROSTAT "RRËZON" BERISHËN Shqiptarët më të varfërit në Europë. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Intervista: Nuk ndalemi, kemi mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. /a.s/
KOMENTE