Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pe: Shqipëria Pa Viza, Dialog Politik Për Ligj Të Ri Zgjedhor
English

Pe: Shqipëria Pa Viza, Dialog Politik Për Ligj Të Ri Zgjedhor

TIRANE, 23 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/ - Komisioni i Jashtëm i PE-së, me 59 vota pro dhe 1 kundër, miratoi Rezolutën, sipas së cilës, qytetarët shqiptarë do mund të lëvizin pa viza në hapesiren Shengen brenda vitit 2010. Në përmbajtjen e saj, Rezoluta mirëpret vendimin e 27 Majit të Komisionit Europian për të propozuar heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe i bën thirrje Komisionit të verifikojë të gjitha kriteret që kanë mbetur të plotesohen në muajt e ardhshëm, me qëllimin për t'i hapur rrugë Këshillit dhe parlamentit të miratojnë liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare brenda fundit të ketij viti. Eurodeputeti grek Nikolaos Chountis, që është edhe hartues i raportit për Shqipërinë, deklaroi në një media televizive se, çështja e vizave është një e drejtë që u takon qytetarëve shqiptarë. " Kishte një amendament që do të ndryshonin paragrafin për vizat, por unë dhe i gjithë komisioni i jashtëm i parlamentit ishim kundër kësaj", tha Chountis. Sipas tij, qarkullimi pa viza për një afat të shkurtër, është një e drejtë e qytetarëve shqiptarë. "Ne dhamë një mbështetje jo vetëm si parlament, por gjithashtu i dhamë shtysë Komisionit Europian që të zgjidhë çështjen e vizave sa më shpejt të jetë e mundur", nënvizoi eurodeputeti grek. Por në raportin e aprovuar, PE thekson se ngërçi politik në Shqipëri mund të zgjidhet vetëm në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe parimin e transaprencës. Ndërkaq, PE u bën thirrje të gjitha partive politike në vënd që të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të angazhohen në një dialog politik konstruktiv, duke përfshirë diskutime për një ligj të ri zgjedhor, që do të garantojë transparencën e plotë të procesit electoral në zgjedhjet e ardhshme. Kryetari i delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan deklaroi se "fakti që opozita u kthye në parlament është pozitive dhe ajo që pritet tani është të konfirmohet se ka një situatë politike të qendrueshme në Shqipëri". Ai tha se "ne po presim garancinë që ky stabilitet politik me funksionimin normal të parlamentit të kthehet në një stabilitet permanent që është shumë i rëndësishëm në këto momente integrimi të Shqipërisë". Ndërsa zv.kryetari i delegacionit për Europën Juglindore, Jelko Kacin deklaroi se, "ne jemi shumë në favor të integrimit të Shqipërisë, por njëkohësisht, Shqipëria duhet të jetë në favor të integrimit të saj". Sipas tij, "mesazhet e brendshme që po vijnë nga Tirana nuk janë ende pozitive sa duhet, pasi para heqjes së vizave do të shtrohen pyetje të tjera". "Unë u kërkoj përfaqësuesve krysorë politikë në Shqipëri që të tregohen më të pjekur dhe të gjejnë një marrrëveshje për të kapërcyer pengesën e besimit", përfundoi Kacin./n.m/
KOMENTE