Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi: Kosova faktor stabiliteti, të përfshihet në të gjitha nismat evropiane
English

Presidenti Topi: Kosova faktor stabiliteti, të përfshihet në të gjitha nismat evropiane

Stamboll, 23 qershor, NOA – Kosova duhet të përfshihet në të gjitha strukturat dhe nismat rajonale në të gjitha fushat e jetës, me synimin madhor që në një të ardhme të shpejtë ajo të bëhet pjesë e integruar e NATO-s dhe BE-së.

Integrimi i Republikës së Kosovës, ishte një nga pikat ku mbështeti fjalën e tij, Presidenti Bamir Topi, në Samitin tri ditor të Krerëve të Evropës Juglindore, që po zhvillohet në kryeqendrën antike të Turqisë, Stambollin.

Presidenti shqiptar, Bamir Topi deklaroi se “nismat dhe tryezat tona, janë dëshmitare të proceseve integruese dhe të raporteve jo vetëm politike që Bashkimi Evropian zhvillon me Republikën e Kosovës, por janë gjithaq dëshmitarë edhe të faktit të pamohueshëm që pavarësia e Kosovës i ka kontribuuar paqes dhe sigurisë në një rajon ku lufta për vite të tëra traumatizoi Evropën dhe botën mbarë”.

Presidenti shqiptar, ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë që Kosova të përfshihet, vetëpërfaqësohet në të gjitha nismat e rajonit, si dhe në proceset integruese të saj dhe të të gjitha vendeve të rajonit për t’u anëtarësuar në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

mit/NOA
KOMENTE