Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS paralajmëron mazhorancën: Harroje që ne të bojkotojmë zgjedhjet e ardhshme
English

PS paralajmëron mazhorancën: Harroje që ne të bojkotojmë zgjedhjet e ardhshme

Tiranë, 23 qershor 2010 NOA – “Sali Berisha ëndërron të konkurrojë vetëm në zgjedhjet e ardhshme dhe për këtë angazhon gjithë altoparlantët e tij që të thonë se ne do i bojkotojmë zgjedhjet”.

Ky ishte qëndrimi i dhënë sot nga Partia Socialiste e cila reagoi lidhur me deklaratën e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili tha sot se bojkoti i zgjedhjeve nga Partia Socialiste është një ogur i keq dhe lajm i keq për vendin dhe opozitën shqiptare.

Deputetja socialiste Ermonela Felaj sqaroi se zgjedhjet e ardhshme nuk do të bojkotohen nga forca kryesore e opozitës dhe theksoi se edhe kreu i mazhorancës e ka të qartë këtë:

“Edhe vetë Saliu e kupton se kjo është një ëndërr me sy hapur dhe opozitën do e ketë përballë në çdo betejë! As që bëhet fjalë të tërhiqemi nga rruga jonë për një Shqipëri me zgjedhje të lira, shtet ligjor dhe ekonomi të çliruar nga kthetrat e interesave të familjes në pushtet”, - përfundoi Felaj.

r.n/NOA

KOMENTE