Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sezoni Veror Në Shëngjin, Mungojnë Koridoret Për Motorët E Ujit
English

Sezoni Veror Në Shëngjin, Mungojnë Koridoret Për Motorët E Ujit

SHËNGJIN, 23 Qershor/ATSH- Ita Semi/- Edhe në det nevojiten investime, që lidhen me krijimin e koridoreve të veçantë nga ku duhet të kalojnë motorët e ujit që nga maji i këtij viti lejohen të përdoren dhe nga qytetarët shqiptarë si një mjet zbavitës. Krijimi i koridorëve konsiderohet i rëndësishëm, pasi shmang rrezikun që mund të shkaktojnë motorët e ujit për pushuesit që notojnë në një hapësirë të caktuar detare. Në plazhin e Shëngjinit në veriperendim të vendit, një ndër zonat më të populluara nga pushuesit në ditët e nxehta, korridore të tilla mungojnë. "Pa këto investime është i pamundur disiplinimi i lëvizjes së motorave të ujit në det, pas ndryshimit këtë vit të moratoruimit të lëvizjes së mjeteve lundruese, që ndryshe nga ai i vitit 2006, i lejon këto mjete (motorët e ujit) të qarkullojnë në det", thotë në një intervistë për ATSH-në shefi i stacionit të policisë kufitare në Shëngjin, Aleksandër Rozhani. Investimet janë detyrë e pushtetit vendor dhe për këtë policia kufitare ka zhvilluar një sërë takimesh me drejtuesit e njësive vendore, por deri tani koridoret në Shëngjin ende nuk janë krijuar. Motorët e ujit dhe kushtet për të dalë në det Ndryshe nga moratoriumi i vitit 2006 që lejonte vetëm shtetasit e huaj që të përdornin mjetet lundruese për shëtitje në det, këtë vit do të lejohen dhe shtetasit shqiptarë që posedojnë një motor uji të licencuar. Personi që zotëron një motor uji, sipas vendimit të qeverisë, duhet të ketë një vendbazim të caktuar në bregun e detit dhe për të dalë në det duhet të kalojë nëpër një korridor 200 metra nga bregu, i kufizuar me litarë. Më pas lejohet të dalë në det të hapur deri në 1 milje. Aktualisht në plazhin e Shëngjinit janë dhënë leje vetëm për 3 motorë uji dhe për to janë përcaktuar dhe 3 vendbazime. "Deri diku lejet kanë qenë të rezervuara pasi nuk janë kryer investimet e plota", thotë Rozhani, duke nënkuptuar krijimin e koridorëve me një gjerësi të caktuar për daljen në det të motorëve të ujit. Ai shpjegon se motorët e ujit janë të detyruar të ecin nga bregu në koridore me një shpejtësi minimale, prej katër nyjesh, (në gjuhën detare). "Pushuesit e kanë të ndaluar të kalojnë në koridoret e motorave të ujit, madje dhe të kalojnë 200 metrat nga bregu. Edhe motorat e ujit e kanë të ndaluar të lundrojnë jashtë korridorit në 200 metra largësi nga bregu. Çdo kalim i ndërrsjellë përbën kundravajtje dhe dënohet me gjobë", tregon shefi i policisë kufitare. Për të garantuar jetën e pushuesve në sezonin veror, në plazhin e Shëngjinit janë përcaktuar nga komuna dhe 10 vrojtues të pajisur me veshjet përkatëse me numra kontakti në zonat përkatëse. "Vrojtuesit janë të detyruar të njoftojnë policinë kufitare në rast se shohin një anomali në det. Në rastin konkret nëse ndonje pushues është i rrezikuar në det, ata japin ndihmën e parë deri sa të vijë policia kufitare", vijon Rozhani. Stacioni i policisë kufitare në Shëngjin mbulon 15.9 milje vijë kufitare detare, që përfshin plazhin e Shëngjinit, Velipojës dhe Tales. Në stacionin e policisë kufitare funksionon shërbimi TIMS, një shërbim i vendosur në të gjitha pikat kufitare në Shqipëri si një garanci për kontrollin e kufinjve dhe kusht për liberalizimin e vizave. /k.sh/
KOMENTE