Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spanjë - Zapatero E Vlerëson Të Kënaqshme Presidencën Spanjolle Të Be-Së
English

Spanjë - Zapatero E Vlerëson "Të Kënaqshme" Presidencën Spanjolle Të Be-Së

MADRID, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Hose Luis Rodriguez Zapatero mbrojti sot përpara një opozite kritike bilancin "e kënaqshëm" të presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian pavarësisht "rrethanave të vështira" që sollën luhatjen e euros dhe e treguan Spanjën si një nga hallkat e dobëta të saj. "Spanja nuk ka luajtur gjithmonë një rol qendror për shkak të veprimit të presidencës së saj, por për shkak të stuhisë që ra mbi besueshmërinë tonë financiare", kritikoi lideri i opozitës konservatore Mariano Rajoy. Zapatero shprehu kënaqësinë për masate e marra nga mbledhja e fundit e Këshillit të ministrave evropianë për qeverisjen ekonomike, duke përmendur vendimin për të publikuar testet e rezistencës së bankave, një nga iniciativat e pakta të marra nga Spanja, që do të jetë "themelore për rivendosjen e besimit të tregjeve". "Qeveria spanjolle është ndjerë e dobishme duke ushtruar presidencën e saj gjashtëmujore të BE-së që përfundon në fund të muajit dhe gjatë të cilës i është dashur të përballet me rrethana të vështira për BE-në dhe për vendin tonë", u shpreh ai. Zapatero shprehu keqardhjen vetëm për anulimin e samiteve model të shënuar në axhendën e tij: ai mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, i bërë "i pamundur" për shkak të "axhendës" së presidentit Barack Obama, dhe ai i Bashkimit për Mesdheun UPM, i anuluar për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme. Ai nuk vuri në dukje kundërshtimin e BE-së për rishikimin e "qëndrimit të saj të përbashkët" lidhur me Kubën, siç kërkonte Spanja, por të cilit iu kundërvunë shumë vende evropiane për shkak të mungesës së arritjeve në fushën e të drejtave të njeriut. Partitë e pozitës kritikuan rezultatet e dobëta të arritura gjatë presidencës përballë "ambicieve të tepruara" të shfaqura në fillim. "Spanja nuk mori rolin lider për rimëkëmbjen ekonomike, por përkundrazi po e mbyll gjashtëmujorin me një "ekonomi të drejtuar nga jashtë", në "një qëndrim protektorati", kritikoi kryetari i Partsë Popullore, PP, e djathtë, Mariano Rajoy. Ai kishte fjalën për masat e rrepta ekonomike dhe reformën strukturore të miratuar me gjysmë zemre nga Zapatero nën presionin e partnerëve, ndërkohë që rritja e deficitit publik të Spanjës dhe perspektivat e saj të dobëta të rritjes ekonomike kanë qenë një objektiv i tregjeve, duke kërcënuar stabilitetin e euros. /I.Pu.
KOMENTE