Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi C, Anglia Kualifikohet E Dyta Në Fazën E 1/16-Ave
English

Sport-Botëror/ Grupi C, Anglia Kualifikohet E Dyta Në Fazën E 1/16-Ave

TIRANË, 23 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Më fund Fabio Kapelo merr frymë i qetë. Anglia e tij u kualifikua midis 16 më të mirave të Botërorit falë fitores 1-0 kundër Sllovenisë, me një gol të realizuar nga Zhermen Defo në minutën e 23-të, ndërkohë që Uejni Runi goditi shtyllën. Mision i përmbushur për "tre luanët" në fazën e grupeve, por me vendin e dytë në grup, pasi Shtetet e Bashkuara fituan me Algjerinë, po 1-0, me një gol të Donovan (91'), plus një goli të anuluar e një shtylle të amerikanëve. SHBA-të dhe Anglia vazhdojnë rrugën e Botërorit, ndërkohë që Sllovenia dhe Algjeria i japin lamtumirën Afrikës së Jugut. Anglinë tashmë e pret në fazën e 1/16-ave skuadra që do të kalifikohet e para nga grupi D, ku bejnë pjesë Gjermania, Gana, Serbia dhe Australia. Gjermania me Ganën do të përballen mbrëmjen e sotme për të vendosur të parën e grupit D. Grupi C Angli - Slloveni Shënues: Defoe 23' Sllovenia (4-4-2): Handanovic; Brecko, Suler, Cesar, Jokic; Birsa, Koren, Radosavljevic, Kirm (Matavz); Ljubijankic (Dedic), Novakovic. Trajner: Matias Kek. Anglia (4-4-2): James; Johnson, Upson, Terry, A.Cole; Milner, Lampard, Barry, Gerrard; Defoe (Heskey), Rooney (J.Cole). Trajner: Fabio Capello. /a.ke/
KOMENTE