Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studim- Gratë Pabarazi Në Vendin E Punës
English

Studim- Gratë Pabarazi Në Vendin E Punës

TIRANE, 23 Qershor/ATSH/- Gratë përballen me një ngarkesë të dyfishtë në përpjekjet e tyre për të arritur barazi në vendin e punës. Nga njëra anë, ideologjitë gjinore tradicionale i pengojnë ato për t'u punësuar në ato vende ku paguhen mirë; ato janë të shtyra për të punuar në ato sektorë të ekonomisë që paguajnë më pak. Nga ana tjetër, kur ato hyjnë në ato fusha që paguajnë mirë, ato pengohen për të ecur më lartë. Ky është konkluzioni i studimit "E drejta e punës për grate dhe vajzat në Shqipëri", i publikuar sot nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH). Drejtuesja ekzekutive e kësaj qendre, Mirela Arqimandriti, tha se "qëllimi i këtij studimi është që të kontribuojë në krijimin e një praktike hulumtimi dhe advokacie fokusuar mbi mbështetjen dhe zgjerimin e të drejtave sociale të grave që punojnë nëpërmjet rritjes së roleve të grave në sindikata vendim-marrëse dhe në rishqyrtimin e mundshëm dhe të kontrolluar të përputhshmërisë së iniciativës së fokusuar mbi politikën dhe kornizën ligjore për të Drejtat Sociale të Grave në Shqipëri". Në këtë drejtim, QAGJZH rekomandon mundësinë e një qasjeje efektive në drejtësi. Legjislacioni i brendshëm, tha Arqimandriti, duhet të sigurojë ndarjen e barrës së provës në dobi të paditësit, në rastet e diskriminimit të dyshuar. Përsa i përket kushteve kontraktuale, studimi i kësaj qendre tregon se 30% e të anketuarve të punësuar në sektorin privat, deklarojnë që nuk kanë një kontratë të nënshkruar për punën e tyre, ndërsa 15% e të punësuarve në sektorin publik konfirmojnë se janë në procedura e sipër për të përfunduar një kontratë me punëdhënësit e tyre. Sipas studimit në të dy sektorët: privat dhe publik, ka një numër të madh të punonjësve që kanë nënshkruar kontrata individuale, respektivisht 90% në sektorin publik dhe 87% në atë privat. 72% e të anketuarve në sektorin publik kanë nënshkruar kontrata me afat të papërcaktuar, ndërsa vetëm 3% e tyre kanë kontrata me terma të përcaktuara. Në sektorin privat, shifrat ndryshojnë nga 56% me kohëzgjatje të papërcaktuar të kontratës, në 17% me kontratë me terma të përcaktuara. Kushtet e punës janë të konsideruara si të sigurta nga 70% e të anketuarve, ndërsa vetëm 3% e tyre deklaruan që kishin kushte të pasigurta të punës në sektorin publik. Për të anketuarit nga sektori privat, kushtet konsiderohen nga 9% të pasigurta dhe nga 60% të sigurta. Të dhënat zyrtare tregojnë se gratë janë të punësuara më tepër në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit dhe më pak në sektorë të tjerë, përfshirë bar-restorante, prodhimi, tregtia, etj. Sipas studimit të forcave të punës për vitin 2009, të publikuar nga INSTAT, diferenca në pagë midis femrave dhe meshkujve rezulton në një shifër prej 19,2%. Ministria e Punës, në programet e nxitjes së punësimit dhe përmes kurseve të formimit profesional në qëndrat publike e private, synon të realizojë një shpërndarje sa më të mirë të kurseve si për femrat dhe për meshkuj në koherencë me kërkesat e tregut të punës. Aplikimi i tarifave falas për vajzat dhe gratë në nevojë është një prioritet ku me përparësi trajtohen gratë dhe vajzat nga komuniteti rom, gra e vajza të trafikuara, të dhunuara, gra kryefamiljare, etj. Një drejtim tjetër i rëndësishëm, është ndjekja e zbatimit të legjislacionit të punës, sensibilizimi i grave dhe vajzave për të drejtat e tyre në fushën e punësimit dhe marrëdhënieve të punës. Duke iu referuar statistikave në procesin e vendimmarrjes politike dhe publike, rezulton se vendet drejtuese jane të dominuara kryesisht nga burrat. Në Kuvend nga 140 deputetë, 23 ose 16.4 % e tyre janë gra, ndërsa në qeveri nga 14 ministra, 1 është grua ose 7.14 %, dhe nga 35 zëvendesministra, 9 janë gra ose 25,7%. Nga 12 prefektura, vetëm njera prej tyre drejtohet nga një grua. Kryetarja e Gjykatës së Lartë dhe Prokurorja e Përgjithshme aktualisht janë gra. Po ashtu edhe pozicione drejtuese të institucioneve të tjera qëndrore mbahen nga gratë ( si Komisioneri për Antidiskriminimin, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit, etj). Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Ambasadat dhe në Misionet Diplomatike të Shqipërisë gratë përbëjnë 31% të përfaqësimit , nga të cilat ambasadore 14%. Ndërsa në administratën publike prania e grave në nivel specialisti përbën rreth 43 % të numrit të përgjithshëm të punonjësve, në postet drejtuese gratë zënë 27 % të tyre. Në qeverisjen vendore, duke iu referuar zgjedhjeve të fundit lokale 2007, ka 1 kryetare bashkie nga 65 bashki ose 1.5%, 9 gra kryetare të Këshillave Bashkiakë ose 16%. Ndërsa anëtare gra të Këshillave Bashkiakë janë 157 nga 1178 gjithsej ose 13.3.%. Nga 11 kryetarët e minibashkive të Tiranës 3 janë gra ose 27.3%. Janë 6 kryetare komune nga 309 gjithsej ose 1.9% e tyre. Qeveria shqiptare gjatë viteve të fundit ka ndërtuar bazën institucionale për rritjen dhe fuqizimin e pjesëmarrjes së gruas në jetën politike, ekonomike dhe sociale në vend. Një masë e rëndësishme, është hartimi dhe miratimi i Ligjit "Për barazinë gjinore në shoqëri", ku ndër risitë më të rëndësishme ishte vendosja e kuotës jo më pak se 30% në listat e kandidatëve për zgjedhjet. Aplikimi i kuotës 30%, të sanksionuar në Kodin Zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të Qershorit 2009, solli si rezultat dyfishimin e numrit të grave deputete./e.gj//a.ke/
KOMENTE