English

Tiranë: Arrestohet 29 Vjeçari Me Një Sasi Eurosh Të Dyshuara Si Të Falsifikuara

TIRANË, 23 Qershor/ ATSH/. - Një 29 vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi posedonte një sasi eurosh që dyshohet se janë të falsifikuara, bënë të ditur sot burime zyrtare nga Policia e Qarkut. Kështu, forcat e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik Financiar dhe ato të Komisariatit Nr.4 Tiranë, arrestuan shtetasin Dardan Zeka, 29 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur në kushtet e flagrancës në afërsi të NdërmaRrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, me shumën 500 euro të prerjeve 50 euro, të cilat dyshohen të jenë të fallsifikuara. Sipas policisë, 29 vjeçarit iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale kartmonedhat e dyshuara si të falsifikuara, ndërsa çështja penale ndaj tij iu përcoll Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal "fallsifikimi i monedhave". Nga të njëjtat burime mësohet se për të njëjtën vepër penale, 29 vjecari Zeka ishte shpallur në kërkim dhe nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës. /a.m//a.ke/
KOMENTE