Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqi - Erdogan Refuzon Vendosjen E Gjendjes Së Jashtëzakonshme Në Juglindje Të Vendit
English

Turqi - Erdogan Refuzon Vendosjen E Gjendjes Së Jashtëzakonshme Në Juglindje Të Vendit

ANKARA, 23 qershor /ATSH-MIA/ - Kryeministri turk, Recep Taip Erdogan hodhi poshtë propozimin e qeverisë së tij që në pjesën juglindore të vendit të shpallej gjendja e jashtëzakonshme, ku ditët e fundit u përshkallëzuan sulmet e rebelëve kurdë ndaj forcave të armatosura. "Bëjmë gjithçka që është e nevojshme në luftën kundër terrorizmit dhe nuk ka nevojë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme", deklaroi kryeministri turk. Lideri i Partisë së Djathtë Radikale të Lëvizjes Kombëtare, Devlet Bahceli kërkoi dje që në provincat në pjesën juglindore të vendit të shpallej gjendja e jashtëzakonshme. Erdogan theksoi se qeveria e tij, edhe krahas dhunës aktuale, do t'i vazhdojë reformat demokratike sepse këto nuk janë lëshime ndaj terroristëve, por ndaj popullit kurd. Anëtarë të Partisë Punëtore Kurde (PKK) ditët e fundit kanë kryer shumë sulme, ku kanë humbur jetën 12 ushtarë dhe pesë civilë./ a.jor.
KOMENTE