Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqia Dërgon Ndihma Humanitare Në Uzbekistan Dhe Kirgistan
English

Turqia Dërgon Ndihma Humanitare Në Uzbekistan Dhe Kirgistan

ANKARA, 23 qershor /ATSH-AFP/ - Turqia ka nisur rreth 38 tonë ndihma humanitare drejt Uzbekistanit për qindra mijëra shtetasit kirgizë, të cilët janë larguar nga vendi i tyre gjatë trazirave dhe dhunës ndëretnike që tronditi Kirgistanin javët e fundit, njoftoi sot Ministria e Jashtme turke. Një avion turk e ka çuar këtë sasi ndihme mbrëmjen e djeshme në Andixhan, Uzbekistan, theksohej në njoftimin e ministrisë. Sot, Turqia ka nisur gjithashtu 12 tonë ndihma humanitare drejt qytetit kirgiz Och, ku ndodhi dhuna ndëretnike. Dhuna e ndodhur në jug të Kirgistanit mes kirgizëve dhe minoritetit uzbek ka shkaktuar rreth 251 të vdekur, sipas shifrave të fundit zyrtare. Bilanci përfundimtar mund të jetë edhe dhjetëfish më i lartë, sipas autoriteteve provizore. Trazirat kanë shkaktuar largimin e mijëra refugjatëve dhe zhvendosjen e personave./ /i.p/
KOMENTE