Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Mot Me Vranësira, Rritje E Lehtë E Temperaturave
English

Vlorë: Mot Me Vranësira, Rritje E Lehtë E Temperaturave

RË, 23 Qershor/ATSH-H.Koçi/.-Situata meteorologjike në gjirin detar të Vlorës edhe gjatë ditës së sotme do të jetë e paqëndrueshme. Në pjesën e parë të ditës vranësirat do të jenë të dendura dhe nuk do të mungojne edhe reshjet e shiut, ndërkohë që në orët e pasdites, situata meteorologjike do të ketë një përmirësim të lehtë. Kjo do të shoqërohet me një rritje të lehtë të temperaturave, të cilat gjithsesi, do të mbeten brenda limiteve të një dite më parë, ndërsa deti do të jetë i valëzuar. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se sot era do të ndryshojë gradualisht drejtimin në kuadratin Veri-Veriperëndim me shpejtësi nga 6-8 m/sek, deri në 10-12 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 24-26 gradë celcius dhe ato minimale në 14-16 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 3-4 ballë brenda gjirit detar dhe 5-6 ballë në det të hapur./s.s./
KOMENTE