Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Voskopojë: Përurohet Sinjalistika Turistike
English

Voskopojë: Përurohet Sinjalistika Turistike

VOSKOPOJË, 23 qershor / ATSH, Behar Fejzulla / - Në festën e Shën Prodhomit në manastririn më të njëjtin emër në Voskopojë, organizuar nga komuna në bashkëpunim me organizatën franceze për zhvillimin e turizmit në zonat malore "FERT", u përurua sot vendosja e sinjalistikës turistike sipas një projekti të financuar nga Komisioni Evropian. Kryetari i komunës së Voskopojës, Nexhip Bacelli përshendeti Komisionin Evropian për mbështetjen me financime përmes "FERT" në një projekt 5-vjeçar për zhvillimin e integruar të Voskopojës, pjesë eë të cilit edhe sinjalistika turistike në këtë fshat. Bacelli tha se në të gjithë territorin e Voskopojës janë vendosur 140 tabela sinjalistike që orjentojnë vizitorët drejt monumenteve të kulturës, pikave klimaterike dhe shtëpive të pushimit. I pranishëm dhe ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, tha se projekti është i rëndësishëm për të dy palët se është në vetvete një eksperiment dhe në gjysmën e vet, ku arritjet e para shihen në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë kulturore. "Në të ardhmen, dëshiroj të shikoj edhe arritjet në fushën e bujqësisë dhe të zhvillimit të turizmit. Shpreh bindjen se ky projekt i filluar do ta kthejë Voskopojën në një vend të lakmuar për turistët dhe të begatshëm për banorët", tha Lohan. Në përurim mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Genc Ruli, i cili, pasi vlerësoi potencialet historike, kulturore dhe natyrore të Voskopojës, tha se fermerët e zonave malore e kanë të vështirë të konkurojnë në tregjet e mëdha të vendit dhe rajonit me ferma të mëdha dhe prodhim të madh, mund të konkurojnë shumë mirë me fermat e tyre të vogla, me produkte të cilësisë së lartë që janë BIO. "Me këto produkte do të nxitet dhe do të tërhiqen më shumë turistë edhe në Voskopojë dhe më gjerë", tha Ruli. Në fshatin turistik të Voskopojës që prej 5 vitesh po zbatohet projekti "Zhvillimi i Integruar i komunës së Voskopojës", i financuar nga Komisioni Evropian dhe synon restaurimin dhe ruajtjen e monumenteve të kulturës, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe të bletarisë. Voskopoja, si vend historik daton që në vitin 1430, por kulmin e zhvillimit e arriti në vitet 1740-1750, me 30 mijë banorë, me zejtari dhe tregti të zhvilluar, me akademi, shtypshkronjë, bibliotekë dhe 24 kisha. Sot në Voskopojë ruhen 7 kisha që janë shpallur monumente të kulturës të kategorisë së parë.Ajo prej vitesh është kthyer në një nga pikat turistike gjithëvjetore për turistë vendas dhe të huaj. /n.m/
KOMENTE