English

Axhenda Për Ditën E Premte, 25 Qershor

Ora 09:30 - Zv/kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Ora 10:30 - Konferencë e përbashkët shtypi Meta - Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Ora 11:00- Kryeministrin Berisha pret ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Ora 11:45- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pret ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Ora 12:15- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pret ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Ora 08.30- Në restorant Xibraku organizohet Konferenca Kombetare "Astma dhe Alergjia" nga Shoqata shqiptare e Alergologjise dhe Imunologjise Klinike Ora 90:00 Programi për konkurueshmërinë, organizon në ambientet e Hotel "Tirana International", një tavolinë të rrumbullakët me përfaqësues të biznesit dhe institucioneve bankare në Shqipëri për burimet e financimit ne biznes. Ora 10:00 - Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pret në takim kryetarin e Grupit të PPE-së në Parlamentin Europian, Joseph Daul. Ora 10:00 - Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të oficerëve që përfunduan studimet në Kursin e Lartë të Komandës dhe të Shtabit të Përgjithshëm. KUKËS Ora 16:00 - Zhvillohet ceremonia e inaugurimit të Aeroportit të Kukësit "Sheikh Zayed" KOSOVË Ora 09:45 - Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, do të mbajë një konferencë me gazetarë lidhur me takimin e sivjetmë ndërparlamentar ndërmjet Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës, i mbajtur gjatë dy ditëve të kaluara në Bruksel. Ora 17:00 - Filip Vujanoviç, President i Republikës së Malit të Zi, mbërrin në Takimin e liderëve rajonalë në Prevallë të Prizrenit. Ora 17:00-18:00 - Gjorge Ivanov, President i Republikës së Maqedonisë, mbërrin në Takimin e liderëve rajonalë në Prevallë të Prizrenit.
KOMENTE