Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dokle: Në fillim transparencë për zgjedhjet, pastaj finalizim të reformës zgjedhore
English

Dokle: Në fillim transparencë për zgjedhjet, pastaj finalizim të reformës zgjedhore

Tiranë, 24 Qershor, NOA – “Reformë zgjedhore pa transparencë për zgjedhjet, nuk mund të bëhet. Dhe shurdhëria e kokëfortësia e qeverisë nuk mund t’i imponohet kërkesës së opozitës për transparencë”.

Me këto fjalë, deputeti socialist Namik Dokle, ka komentuar në seancën e sotme plenare aktin e miratimit të Rezolutës së Parlamentit Evropian për Shqipërinë, duke vënë në dukje vetëm anën e saj ku flitet për problematikat zgjedhore.

“Rezoluta e Parlamentit Evropian vë në dukje një sërë parregullsish të vëna re në procesin zgjedhor të 28 qershorit dhe kërkon hetim rreth tyre”, tha në fjalimin e tij deputeti Dokle.

Duke ritheksuar kërkesën e kahershme të opozitës për të hapur kutitë e votimit.

“Hapni kutitë, lironi vizat dhe çlironi ekonominë”, ka qenë thirrja e deputetit socialist nga foltorja e Kuvendit.

“Të gjithë e dinë se çfarë është fshehur në ato kuti ndaj bëni transparencën. Silluni si qeveri dhe si mazhorancë”, apeloi përfaqësuesi socialist.

n.e/NOA

KOMENTE