Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festivali Ballkanik Teatror në Prishtinë, “Kufomat e gjalla” sonte te “Dodona”
English

Festivali Ballkanik Teatror në Prishtinë, “Kufomat e gjalla” sonte te “Dodona”

Nga e dërguara jonë në Prishtinë, Milena Selimi

Prishtinë, 24 Qershor 2010 NOA/ Milena Selimi - Prishtina vazhdon ditët e Festivalit Ballkanik Teatror, me pjesëmarrjen e teatrove nga Shqipëria, Kosova, FYROM, Mali i Zi dhe Serbia.

Ballkani Perëndimor do të ketë mundësinë në këtë edicion të parë të shohë, të njohë dhe të përballë vlerat e teatrit në këtë hapësirë ballkanike.

Sonte në mbrëmje në Teatrin Dodona do të konkurrojë shfaqja e Kumanovës, “Kufomat e gjalla”, një dramë ekzistenciale, me regji të Zijadin Murtezit dhe në interpretimin e aktorëve Musa Isufi, Mendim Murtezi dhe Sefedin Shabani.

Aktori Musa Isufi është nderuar me çmimin Special në Festivalin "Teatri shqiptar Diber 2008".

"Kufomat e Gjalla" është një ndër premierat e rralla në gjuhën shqipe që është shfaqur më 20 shtator 2008 në Qendrën për Kulturë në Kumanovë, qytet, i cili, shumë shpejt do të mundet të ketë një teatër shqiptar të fjalës, pas përpjekjeve dhe ngulmimit të artistëve vendas dhe nismëtarit, Musa Isufi.

Sipas tekstit të shkruar nga Shkëlzen Halimi dhe në regji të Zijadin Murtezit, drama flet për idealin e shuar dhe ndërgjegjen që pritet të ndizet. Dy protagonistët Musa Isufi (Kipci) dhe Mendim Murtezi (Hajni) ilustrojnë moralin e një shoqërie përfshi edhe atë shqiptare, ku fatkeqësisht, sipas një rregulli të pa shkruar, e pëson i pafajshmi që ka vetëm një ideal, të sigurojë një kulm mbi kokë pa e dëmtuar askënd.

Idealet për ekzistencë vazhdojnë të shuhen, kurse ndërgjegjja as ndizet, as zgjohet e as bren.

A të bëhemi të pandërgjegjshëm që ta shpëtojmë ekzistencën? Një dilemë që vazhdimisht ndrydh pjesëtarët e shoqërisë sonë...

Një dramë e cila nuk mbetet vetëm brenda një qyteti, por merr një kuptim universal për kohën në të cilën jetojmë.

m.s/r.n/NOA

KOMENTE