Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Garda E Republikës Me Një Format Të Ri
English

Garda E Republikës Me Një Format Të Ri

TIRANË, 24 Qershor /ATSH- Mira Shkurta/. - Garda e Republikës festoi sot 82 vjetorin e krijimit të saj. Në një ceremoni të organizuar të enjten në Hotel "Tirana Internacional", me logon "Garda me një format të ri", ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, garantoi mbështetje për reformimin e plotë të kësaj strukture, me status të veçantë në Ministrinë e Brendshme, që "gjithmonë ka përmbushur me sukses misionin e saj ligjor, ruajtjen dhe mbrojtjen e personaliteteve të larta të shtetit shqiptar, si dhe personaliteteve të huaja që vizitojnë Shqipërinë". Për efektivat e Gardës së Republikës u shpërndanë dekorata të akorduara nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me motivacionin "Për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë në kryerjen e detyrës për ruajtjen dhe sigurinë e personaliteteve të larta shtetërore". Komandanti i Gardës, Gjeneral Ndrea Prendi, vlerësoi mbështetjen e dhënë nga qeveria për konsolidimin e gardës dhe siguroi për angazhimin e forcave të kësaj strukture për mbrojtjen e personaliteteve të larta të Shtetit, si dhe personaliteteve të huaja që vizitojnë Shqipërinë, mision që Garda e Republikës e ka detyrë të shenjtë. Garda e Republikës së Shqipërisë, e krijuar në 24 qershor të vitit 1928, fillimisht mori emrin "Garda Mbretnore e Shqipërisë". Në vitin 1945 kjo strukturë u quajt "Batalioni Special" i Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa emrin "Garda e Republikës së Shqipërisë", e mori në shkurt të vitit 1947, emër të cilin mban edhe sot. Garda e Republikës së Shqipërisë, si një strukturë me status të veçantë në Ministrinë e Brendshme, gjithmonë ka përmbushur me sukses misionin e saj ligjor; ruajtjen e mbrojtjen e personaliteteve të larta të shtetit shqiptar, si dhe personaliteteve të huaja që vizitojnë vendin tonë. Në kryerjen e këtyre detyrave, Garda e Republikës, e cila mbart një përvojë shumëvjeçare, i jep Shqipërisë imazhin e një vendi demokratik. Si arritje e kësaj strukture në vitet e fundit, përmendet reforma e plotë në të cilën u përfshi ky institucion, si dhe miratimi i strukturës së re organike, sipas së cilës, të gjitha shërbimet do të mbulohen nga gardistë profesionistë (me pagesë). Sot Garda e Republikës është tërësisht e rikonstrukturuar, e reformuar në infrastrukturë, me ambiente bashkëkohore të shërbimit e stërvitjes së efektivave./s.s./
KOMENTE
  • al_kapone16:38 - 03 Shkurt 2011
    g r sh eshte nje rrepart ushtarak si ai i hitlerit me vjen keq per kete po duhet te permirsohet