Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ivanoviç: Për Kosovën, modeli i Qipros
English

Ivanoviç: Për Kosovën, modeli i Qipros

Prishtinë, 24 Qershor, NOA – Modeli i Qipros, konkretisht ai i një shteti të ndarë që është pranuar në Bashkimin Evropian, mund të jetë shumë i përshtatshëm edhe për rastin e Kosovës.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije sekretari i Shtetit në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, sipas të cilit, kjo mund të jetë një zgjidhje kompromisi për statusin e Kosovës, i cili sipas autoriteteve në Prishtinë nuk mund të diskutohet më.

Ideja për një Kosovë të ndarë, është hedhur në prag të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që do të mund të hapte rrugën për bisedime të reja mes Prishtinës e Beogradit.

"Zgjidhja duhet të jetë e tillë që do të jetë e kënaqshme për të dyja palët ose të jetë njëlloj e pakënaqshme për të dyja palët, ndërkohë që ne sot nuk e kemi një zgjidhje të tillë," tha Ivanoviç lidhur me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

"Insistoj që modeli i Qipros është modeli më i mirë për ne, megjithëse kam hasur në qëndrime shumë negative ndaj kësaj ideje", tha sekretari serb për Kosovën.

"Nëse nuk mund të merremi vesh atëherë më mirë të mos e zgjidhim problemin dhe të presim një kohë më të mirë për zgjidhje,” tha më tej Ivanoviç.

n.e/NOA

KOMENTE