Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Klodi i “Big Brother” i shkruan Berishës e Ramës: Ndihem i internuar në vendin tim
English

Klodi i “Big Brother” i shkruan Berishës e Ramës: Ndihem i internuar në vendin tim

Tiranë, 24 Qershor, NOA – “Ndihem i internuar në vendin tim. Që prej 45 ditësh, kur kam dalë nga Big Brother, unë me familjarët e mi dhe njerëzit më të afërm, po përballemi me një realitet tepër të vështirë. Të drejtat e tyre po shkelen ditë pas dite nga fryma e urrejtjes dhe diskriminimit, për shkak të orientimit tim seksual”.

Kjo është ankesa që Klodi, personazhi i njohur i show-t televiziv “Big Brother”, u ka paraqitur dy liderëve kryesorë të politikës shqiptare, Rama dhe Berisha përmes një letre të përbashkët për të dy.

“Po ju drejtohem me këtë letër të hapur për të ndarë me ju shqetësime që nuk janë vetëm të miat personalisht, por besoj edhe të atyre njerëzve të cilët kanë një orientim seksual të ndryshëm nga të tjerët. Por fillimisht dua t’ju falenderoj publikisht për disa nga kontributet tuaja në lidhje me të drejtat e njeriut në Shqipëri”, i është drejtuar Klodi dyshes Rama-Berisha në letrën e tij.

Duke shtuar në veçanti se Berisha ka qenë i pari që guxoi të fliste publikisht për të drejtat e komunitetit LGBT (lezbike, gej, biseksualë dhe transgjinorë).

“Kontributi juaj publik ka qenë një shtysë për t’i dhënë fund diskriminimit në Shqipëri, shoqëria jonë po përgatitet të hyjë në rrugën e pakthyeshme të emancipimit”, i shkruan në veçanti Klodi Berishës.

Për të vijuar më tej, me kreun e opozitës, Edi Rama, të cilit i ka pohuar në letrën e tij se atë e ka karakterizuar gjithmonë kurajoja për të shkruar në shtyp për të drejtat e njeriut e për të kërkuar mbrojtjen e barabartë të tyre. Më lejoni t’ju falenderoj për këtë.

E duke përmendur edhe mbështetjen publike që Sekretarja e Departamentit të Shteti, Hillari Klinton, i bëri dje gjatë një fjalimi publik, ai nuk lë pa përmendur faktin se gjendja e tij është mjaft e rënduar që nga momenti kur ka deklaruar hapur prirjen seksuale.

“Fjala e Hillari Klinton më inkurajoi personalisht për hapin që kisha ndërmarrë, ashtu sikurse komuniteti ndërkombëtar dhe një pjesë e mirë e shoqërisë civile në Shqipëri.

Megjithatë nuk mund të mos përcjell publikisht realitetin me të cilin unë dhe familja ime, njerëzit e mi më të dashur, që nga dita kur unë kam dalë nga Big Brother, po përballemi me një realitet të cilin dëshiroj ta ndaj me ju, pasi unë besoj se politikanët e vendit tim duhet të shërbejnë si model për të gjithë shoqërinë”, shkruan ai.

Në fund, citon se “në vitin 2010, ndihet i internuar në vendin e tij”.

“Unë pres që politikanë si ju të tregojnë publikisht se mirëqënia sociale, fizike, e shpirtërore e të gjithë anëtarëve të shoqërisë, pa dallim, është realisht e mundshme”, u drejton apel personazhi i show-t Big Brother, dy liderëve të politikës, Rama dhe Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE