Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë -Në Prevallë Të Prizrenit Do Mbahet Takimi I Liderëve Të Rajonit
English

Kosovë -Në Prevallë Të Prizrenit Do Mbahet Takimi I Liderëve Të Rajonit

PRISHTINË, 24 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Në Prevallë të Prizrenit, më 25-27 qershor, do të mbahet Takimi i liderëve rajonalë, në të cilin do të marrin pjesë Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgj Ivanov, Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Bashkëpunimi ndërajonal pritet të jetë tema kryesore e këtij takimi, në vazhdën e takimeve që kanë pasur edhe më parë presidentët e rajonit. Sipas Programit të takimit, të njoftuar pak më parë nga Zyra e Presidentit të Kosovës, nesër pasdite mbërrijnë Filip Vujanoviç, President i Republikës së Malit të Zi dhe Gjorgje Ivanov, President i Republikës së Maqedonisë, ndërsa Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi do të mbërrijë të shtunën në mëngjes. Gjatë paraditës së shtunë do të mbahen takimet bilaterale, ndërsa pasdite zhvillohet takimi i përbashkët i liderëve, pas të cilit është njoftuar dhe një konferencë shtypi./s.s./
KOMENTE