Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi Debaton Për Ndryshimin E Rregullores Parlamentare
English

Kuvendi Debaton Për Ndryshimin E Rregullores Parlamentare

TIRANË, 24 Qershor/ATSH/.- Kuvendi i Shqipërisë po debaton sot rreth ndryshimeve në rrregulloren e Kuvendit, të propozuara nga deputetët e maxhorancës, që synojnë votim të hapur të dekreteve të Presidentit të Republikës. Në fillim të debatit, deputeti i Partisë Demokratike, Viktor Gumi tha se, ndryshimet në rregullore sjellin një përmirësim të dukshëm në procedurat parlamentare, rrisin transparencën e vendimarrjes së parlamentit dhe llogaridhënien. "Nisma për votimin e hapur kërkon të thyejë një mentalitet, ndaj duhet të shprehim besim në përzgjedhjen që bëjmë përmes votimit të hapur dhe nominal për dekretet e Presidentit", tha Gumi. Sipas tij, votimi i hapur i dekreteve presidencialë është një procedurë që i përgjigjet zhvillimeve të parlamentit shqiptar dhe amendamentet e paraqitura nuk kanë përmbajtje antikushtetuese dhe as janë në shkelje të ligjit. Deputeti i opozitës, Damian Gjiknuri, duke e konsideruar "një provë për parlamentarizmin", tha se amendimi i "rregullores synon t'iu heqë deputetëve dhe kështjellën e fundit të pavarësisë, që është vota". "Me këtë akt, kryeministri Berisha kërkon të heqë vullnetin e deputetit që shprehet me votën e fshehtë, duke tentuar të ushtrojë kontroll mbi votën e tij. Ky është një rrezik që kërcënon parlamentarizmin. Kjo është çështje votash dhe ju keni frikë nga rrjedhja e votave të maxhorancës", tha deputeti Gjiknuri duke iu drejtuar grupit të deputetëve të djathtë në parlament. Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit për mënyrën e shqyrtimit dhe votimit të dekreteve të Presidentit të Republikës që po shqyrtohen sot në seancë plenare, parashikojnë votimin e hapur të dekreteve të Presidentit, ndryshe nga sa është bërë deri tani, kur votimi i tyre bëhej me kuti, ose i fshehtë me elektronikë. Amendimi i rregullores parashikon gjithashtu ndryshimin e afateve kohore të shqyrtimit dhe votimit të dekreteve presidencialë në Kuvend, nga tri javë që është aktualisht, në tetë javë. Gjatë diskutimeve në Këshillin e Rregullores të këtyre amendimeve, maxhoranca dhe opozita janë pozicionuar kundër, pa mundur të gjejnë konsensus për ndryshimet e propozuara. Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, sipas nenit 117 të saj, miratohen me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit./a.s/ /n.m/
KOMENTE