Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta takon Daul, flasin për zhvillimet e fundit politike
English

Meta takon Daul, flasin për zhvillimet e fundit politike

Tiranë, 24 Qershor 2010 NOA - Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta priti Europarlamentarin dhe Kryetarin e Grupit të Partive Popullore në Parlamentin Evropian, z. Joseph Daul.

Gjatë takimit u diskutua mbi proceset e liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian të Shqipërisë, angazhimin e Parlamentit Evropian në mbështetje të Shqipërisë, ecurinë e reformave të ndërmarra nga Qeveria shqiptare si dhe mbi zhvillimet në rajon.

Z. Meta e falënderoi z. Daul për përkrahjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Gjithashtu ai shprehu vlerësimin për përkrahjen unanime të Komisionit të Jashtëm të PE për liberalizimin e vizave për Shqipërinë brenda vitit 2010 dhe për angazhimin e shprehur ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Z. Meta vlerësoi gjithashtu përpjekjet e z. Daul dhe z. Shulz për të kontribuar për përmirësimin e klimës politike në vend, në dobi të reformave të ndërmarra për integrimin evropian të Shqipërisë.

Në këtë kuadër, z. Meta e garantoi z. Daul për vendosmërinë e palëkundur të Qeverisë shqiptare për forcimin e institucioneve të zbatimit të ligjit, veçanërisht në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve, menaxhimit të integruar të kufijve dhe ligjit Anti-Mafia.

Nga ana e tij, z. Daul konfirmoi vendosmërinë e Parlamentit Evropian për të mbështetur proceset integruese të Shqipërisë dhe theksoi rëndësinë e angazhimit në dobi të përmbushjes së reformave integruese, si nga Qeveria, ashtu edhe nga opozita.

Lidhur me zhvillimet rajonale, z. Daul shprehu vlerësimin e veçantë për angazhimin konstruktiv të Shqipërisë për rritjen e bashkëpunimit me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në dobi të stabilitetit rajonal.

r.n/NOA

KOMENTE