Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nobelistja Herta Müller vjen në Tiranë
English

Nobelistja Herta Müller vjen në Tiranë

Tiranë, 24 Qershor, NOA /Milena Selimi - “Njeriu është një fazan i madh mbi tokë” quhet libri i fundit që vjen për botimet shqiptare dhe ajo i takon emrit të Nobelistes rumuno-gjermane Müller.

Ka bërë një përzgjedhje të kujdesshme “Tirana Times” dhe tashmë për publikun shqiptar është libri i nobelistes rumuno-gjermane Herta Müller.

E përkthyer nga Urim Nerguti, libri mëton të prezantojë një rrjedhë të punës së autores, e cila duhet thënë se ka qenë një surprizë e vërtetë në çmimin e madh Nobel.

Gjithsesi, autorja është një emër shumë i respektuar dhe me një jetë personale shumë aktive.

Për shkak të mospranimit të saj për të bashkëpunuar me shërbimet rumune të sigurimit, ajo do të ketë shumë sfida në jetë. Pushohet nga puna, diku ku punonte si përkthyese, ndërsa librat e saj censurohen shpesh derisa i ndalohen plotësisht. Më 1987 emigron në Gjermani së bashku me të shoqin dhe kjo zgjidhje që bën- i del vërtetë fatlume.

Që nga 1995 zgjidhet si anëtare e anëtare e “Akademisë gjermane për gjuhën dhe letërsinë” dhe rreth 20 libra të saj botohen dhe jashtë. Për hir të së vërtetës, ka qenë krejt e panjohur për publikun shqiptar dhe duhet quajtur si eveniment, që vjen falë Shtëpisë së re botuese të “Tirana Times”.

Shkrimtarja gjermane me origjinë rumune Herta Myler u shpall si fituesja e Çmimit Nobel për letërsinë për vitin 2009. Akademia suedeze, e cila përzgjedh fituesin e Çmimit më prestigjioz për letërsinë që prej vitit 1901 e zgjodhi Muller nën motivacionin “për poezinë e thukët e prozën realiste, në përshkrimin e të mohuarve”.

E lindur në Rumani, në veprën e saj Muller përshkruan jetën e vështirë nën regjimin diktatorial të Çausheskut.

Krijimtaria e saj lulëzon pas vitit 1987, vit kur së bashku me të shoqin u largua drejt Gjermanisë. Ndër titujt e saj më të njohur janë “Shkurt i zbathur”, “Djalli ulet para pasqyrës”, “Edhe atëherë, dhelpra ishte gjahtari”, “Toka e kumbullave jeshile” etj.

Emri i saj ishte surprizë pasi sipas kritikeve si favoritët kryesorë për çmimin prestigjioz lakoheshin shkrimtarët amerikanë Joyce Carol Oates e Philip Roth si dhe Amos Oz nga Izraeli, ndonëse edhe më herët ishte spekuluar se çmimi mund të shkonte për një poet.

m.s/NOA

KOMENTE