English

Obama Përgëzon Julia Gillard Për Marrjen E Postit Si Kryeministre Në Australi

UASHINGTON, 24 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti i SHBA-së, Barack Obama përshëndeti sot marrjen "historike" nga Julia Gillard të postit të kryeministrit në Australi dhe pret që të ketë një bashkëpunim të ngushtë dhe frytdhënës politik dhe ndërkombëtar, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë. "Presidenti amerikan, Obama përgëzon Julia Gillard për marrjen e postit e kryeministrit të Australisë dhe mbi të gjithë për faktin se është e para femër që mban një post të tillë, që e shndërron në një "ngjarje historike", sipas zëdhënësit të presidencës. "SHBA-ja kanë një marrëdhënie frytdhënëse dhe një aleancë të fortë që do të vazhdojë të thellohet përgjatë mandatit të Gillard, për të cilën Shtëpia e Bardhë shprehu besim të thellë duke theksuar se Obama uron të bashkëpunojë me kryeministren Gillard lidhur me një seri çështjesh'', shtoi zëdhënësi, u veçoi se presidenti do të komunikonte së shpejti në linjë telefonike me kryeministren. Obama gjithashtu falënderoi Kevin Rudd, kryeministrin në largim./ /i.p/
KOMENTE