English

Obama: Petraeus "I Jashtëzakonshëm" Në Afganistan Dhe Strategjia Nuk Ndryshon

UASHINGTON, 24 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama këmbënguli sot se struktura e strategjisë për Afganistanin nuk do të ndryshohet apo modifikohet, ku garantoi se gjenerali Petraeus, i emëruar dje në drejtimin e koalicionit ndërkombëtar në vend, do të jetë "i jashtëzakonshëm". Presidenti amerikan u bëri thirrje anëtarëve të kabinetit të tij luftës të mbanin një minutë heshtje në nder të trupave të rënë në luftë, gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë në prani të homologut të tij rus, Dmitri Medvedev. Paraardhësi i gjeneralit Petraeus, gjenerali Stanley McChrystal dha dorëheqjen dje pas disa deklaratave të tij për gazetën ''Rolling Stone'' lidhur me disa ekzekutivë amerikanë./ /i.p/
KOMENTE