Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama takon Medvedev, e qeras me hamburgerë
English

Obama takon Medvedev, e qeras me hamburgerë

Uashington, 24 Qershor, NOA – Janë takuar në fillim në Shtëpinë e Bardhë, në një takim kokë më kokë, ndërsa më pas kanë drekuar të dy në një lokal ku servilen hamburgerë.

Këto kanë qenë dy elementet e veçanta të ditës së sotme të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të presidentit rus Dimitri Medvedev.

Presidenti Medvedev e filloi turneun në kryeqytetin teknologjik të Amerikës me një takim me Evan Uilliams dhe Biz Stone, themeluesit e kompanisë Tuitter, ku në zyrat e kompanisë në San Francisco, ai hapi një llogari Tuitter me emrin KremlinRussia dhe dërgoi mesazhin e parë, ku thuhej “Përshëndetje të gjithëve, tani jam në Tuitter dhe ky është mesazhi im i parë.”

Medvedev ka thënë se dëshiron të sjellë më shumë novacione në ekonominë ruse e cila varet shumë nga nafta dhe të krijojë versionin rus të Silikon Vallit pranë Moskës.

Medvedev pranoi se sfidat janë të mëdha duke pohuar se “korrupsioni, lidhjet klanore, të gjitha këto fatkeqësisht krijojnë vend për destabilizim, prandaj duhet t’i luftojmë këto probleme sa më shpejt,” tha presidenti rus.

Ndërkaq, në mbrëmje ai ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me Obamën.

n.e/NOA

KOMENTE