Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Te Kosoves
English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 24 Qershor /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Evropian votoi Raportin për Kosovën - Parlamenti Evropian lyp njohjen e Kosovës nga 5 shtetet refuzuese - "Ky raport konfirmon rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane si një shtet i pavarur. Po ashtu, ka një pasus ku ftohen pesë shtetet, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Është edhe paragrafi për liberalizim vizash, dhe ne kërkojmë nga Komisioni Evropian që sa më parë që të jetë e mundur të nisë dialogun e vizave me Kosovën", ka thënë raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, pas votimit në Komitetin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian Tituj të tjerë: Qeveria: Opinionet e Feithit për korrupsionin nuk janë të Brukselit Ahtisaari: Kosova shtet i pavarur, pa marrë parasysh GJND-në Serbia përforcon kërkesën për ndarjen e Kosovës Gati konkluzionet për ndryshimin e Ligjit për zgjedhjet Kushtetuesja nuk i përgjigjet Kuvendit për buxhetin Arrestohen dy ish-pjesëtarë të UÇK-së për krime lufte Foto lajmi: Lëvizja "Vetëvendosje" ka kundërshtuar edhe një herë importin e produkteve ushqimore nga Serbia. "Bota Sot" Shqipëri - Shqiptarëve këtë vit u hapen dyert për në Evropë - Berisha përshëndet vendimin e KE-së Tituj të tjerë: Parlamenti Evropian fton gjithë BE-në ta njohë Kosovën - Rezolutë për Kosovën Drejtësi mund të kërkohet edhe ne Gjykatën e Strasburgut - Të barabartë përballë drejtësisë evropiane Fshehin pasurinë, 69 zyrtarë gjobiten vetëm më nga 300 euro! "Askush mbi ligjin", pos zbatuesit e tij! Përgjegjësitë kombëtare të politikës - Editoriali "Tribuna shqiptare" Nëpërmjet kanaleve sekrete, propozime interesante për Kosovën - Tadiqi propozon këmbim territoresh - Burime të sigurta për gazëtën "Tribuna Shqiptare" kanë konfirmuar se në Kosovë po qarkullon një propozim i ardhur nga presidenti serb Boris Tadiq për këmbim territoresh. Sipas këtij propozimi, Serbia do ta merrte veriun e Mitrovicës, e Kosova si këmbim do ta kishte Komunën e Preshevës. Propozimi ka edhe detaje tjera. Tituj të tjerë: Tiranë - Së shpejti Shqipëria pa viza - Me 59 vota pro, Komiteti i Jashtëm i PE-së miratoi rezolutën për integrimin evropian të Shqipërisë. Prishtinë - Kosova më e pranishme në Bruksel Shkup - Kërkesat e Ahmetit - Ali Ahmeti, ia ka rrëfyer tri kërkesat ministrit për Evropë të Britanisë së Madhe, David Lidington. BE miraton rezolutë për Kosovën - Njiheni Kosovën! SHBA e qartë - Kufijtë e paluajtshëm Të gjithë në pritje të GJND-së - GJND s'ka afat "Express" Llogari nga Gjykata - Komisioni për Buxhet dhe Financa thotë se Gjykata Kushtetuese ka bërë shpenzime të shumta, në kundështim me ligjet në fuqi. Deputetët kërkojnë raport te detajuar finaciar. Por, Gjykata nuk e ka ndërmend të përgjigjet. Ajo edhe më tutje kërkon rritje të buxhetit. Në anën e vet e ka Presidentin Sejdiu. Tituj të tjerë: Mocion për njohje - Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlementit Europian ka miratuar një mocion me të cilin kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. I këpusin sërish - ART ka caktuar datën për heqjen e antenave të operatorëve ilegalë në Kosovë, por nuk bën të ditur kur. Bisdime me zor - Prishtina dhe Beogradi do të ulen sërish në tavolinën e negociatave, pasi Gjykata e Botës ta thotë fjalën e saj për pavarësinë. Politikanë dhe analistë, shqiptarë e serbë, parashikojnë bisedime te gjata e të zorshme. Nga politika ne polici - Një vit pas dorëheqjes, Enver Rrustemi i kthehet detyrës së parë. "Zëri" Trimërimi i LDK-së - Ligji për Prishtinën ka ridëshmuar kundërthëniet mes dy partive në pushtet Tituj të tjerë: Kryeinspektori i AAK-së - Enver Rrustemi, ndonëse sipas zyrtarëve të AAK-së vazhdon të jetë anëtar i Kryesisë, një gjë e tillë nuk e ka penguar ministrin Rexhepi që ta kthejë atë në krye të Inspektoriatit Policor. PE kërkon njohjen e Kosovës nga e gjithë BE-ja Dy fytyrat e Feithit - Për Qeverinë, deklaratat e Feithit janë qëndrime të tij personale, kurse për opozitën janë reale Sejdiu i pavendosur Editoriali - EULEX-i me ferexhe! "Lajm" Deklaratë e arkitektit të pavarësisë së Kosovës - Ahtisaari: Kosova mbetet e pavarur Tituj të tjerë: Në Parlementin Evropian miratohet një mocion për rezolutën e Komitetit për Politikë të Jashtme për Kosovën - Njiheni Kosovën! Anëtarësimi i Kosovës në OBT nuk mund të bëhet tash për tash - Proces kompleks Agjencia Kosovare e Privatizimit mund t'ia marrë Prishtinës investimet nga Komisioni Evropian - Rrezikohet donacioni 14 milionësh Më 5 shtator përurohet Katedralja "Nëna Terezë" në Prishtinë - Katedralja që do të "flaësë" shqip "Epoka e Re" Lunaçek po bën histori - Kërkohet që të gjitha vendet e BE-së ta njohin Kosovën Tituj të tjerë: Thaçi: Kosova do të ketë ecje përpara dhe njohje të reja Jemi gati - KQZ e përgatitur për zgjedhjet në veri. Rexhepi e kthen Rrustemin përsëri në Inspektoriat! "Infopress" Njohje nga e gjithë BE-ja - Parlamenti Evropian ka miratuar mocionin per rezolutën e Komitetit për Politikë të Jashtme për Kosovën Tituj të tjerë: Pavarësia dhe kufijtë, të pakthyeshëme Unitet ndërkombëtar për Kosovën S'i eci me politikë, rikthehet në polici Ngritje pagash EULEX-i arreston një të dyshuar për krime lufte "Kosova Sot" Pas mbërritjes në Antikorrupsion të informatave të qytetarëve - Hetohet pasuria e tre kryetarëve të gjykatave Tituj të tjerë: Parlamenti Evropian fton 5 vendet e BE-së ta njohin Kosovën Afër zhbllokimit të Ligjit për Prishtinën Punonjësit e shtetit që shkelin Kushtetutën Editorili - Evropa mbetet e ndarë për Kosovën /a.ke/
KOMENTE