English

Shba - Senati Miraton Një Projektligj Sanksionesh Kundër Iranit

UASHINGTON, 24 qershor /ATSH-AFP/ - Senati amerikan miraoit sot, me 99 vota pro dhe asnjë kundër, versionin përfundimtar të një projektligji sanksionesh kundër Iranit, që ka si qëllim të detyrojë Teheranin të braktisë programin bërthamor. Ky tekst i hartuar nga dy dhomat e Kongresit duhet të miratohet sot nga Dhoma e Përfaqësuesve jeudi, në vazhdimësi të ditës. Projektligji më pas mund të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë për dekretim nga presidenti Barack Obama. Ky votim vjen pak kohë pas miratimit të sanksioneve të reja të OKB-së kundër Teheranit. Drejtuesit e Bashkimit Evropian gjithashtu vendosën javën e kaluar miratimin e një serie sanksionesh kundër Iranit./ /i.p/
KOMENTE