Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi F, Parguajt I Mjafton Barazimi Me Zelandën E Re
English

Sport-Botëror/ Grupi F, Parguajt I Mjafton Barazimi Me Zelandën E Re

TIRANË, 24 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Paraguajt i ka mjaftuar një barazim 0-0 në Polokuane, ndaj Zelandës së Re, për t'u kualifikuar si e para në grupin F me 5 pikë. Një kualifikim i merituar ky për amerikanojugorët, që më parë kishin fituar 2-0 me Sllovakinë (e dyta me 4 pikë) dhe kishin barazuar 1-1 me Italinë. Pas një pjese të parë me ritëm të ulët, por nën kontrollin e paraguajanëve, fraksioni i dytë i lojë merr më tepër ritëm, por neozelandezët megjithëse kanë pasur dy raste për shënim nuk mundën të bënin mrekullinë në këtë Botëror, duke u larguar gjithsesi me nder pas 2 barazimeve ndaj Sllovakisë (1-1) dhe Italisë (1-1). Tashmë, Paraguaj do të presë në fazën tjetër skuadrën që do të kualifkohet e dyta në grupin E, ku bëjnë pjesë Holanda, Danimarka, Japonia dhe Kameruni. Grupi F Paraguai - Zelanda e Re 0-0 Paraguai (4-3-3): Villar; Caniza, J. C. Caceres, Da Silva, Morel; Vera, V. Caceres, Riveros; Santa Cruz, Cardozo (Barrios), Valdez (Benitez). Trajner: Martino. Zelanda e Re (3-4-3): Paston; Reid, Nelsen, Smith; Vicelich, Bertos, Elliott, Lochhead; Fallon, Smeltz, Killen (Brockie). Trajner: Riki Herbert. /s.s./
KOMENTE