Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Hollanda Fiton Edhe Ndaj Kamerunit
English

Sport-Botëror/ Hollanda Fiton Edhe Ndaj Kamerunit

Hollanda ka shënuar dhe fitoren e tretë në grupin E duke u bërë kështu kombëtarja e dytë që ka grumbulluar nëntë pikë pas Argjentinës, me fitoren prej 2-1 ndaj Kamerunit, në një ndeshje prestigji. Robin van Persie kaloi në epërsi Holalndën pas 36 minutash lojë, pas një bashkëpunimi të mirë me Boulharouz dhe Van der Vaart në zonë. Në pjesën e dytë, vazhdoi tempi konstant, me Arjen Robbenin që hyri në lojë në minutën e 73-të, por para kësaj Samuel Eto'o barazoi rezultatin nga pika e bardhë (65'). Se sa vlen Arjen Robben, e tregoi goditja e tij nga 20 metra që ia mundësoi sulmuesit të të Milanit, Klaas-Jan Huntelaar, të shënojë nga topi i kthyer. Hollanda është kryesues i Grupit E me nëntë pikë, me Japoninë në pozitën e dytë që grumbulloi gjashtë pikë pasi turpëroi Danimarkën. Hollanda në 1/8 e finales takohet me Sllovakinë, kurse Japonia me Paraguain. Grupi E Kamerun - Olanda 1-2 Shënues: Eto'o 65'/ Van Persie 36', Huntelar 83' Kamerun (4-4-2): Souleymanou; Geremi, Mbia, Nkoulou (R. Song), Assou-Ekotto; Makoun, Chedjou, Nguemo, Bong (Aboubakar); Eto'o, Choupo-Moting (Idrissou). Trajner: Pol Le Guen Hollanda (4-2-3-1): Stekelenburg; Boulahrouz, Heitinga, Mathijsen, Van Bronckhorst; Van Bommel, De Jong; Kuyt (Elia), Sneijder, Van der Vaart (Robben); Van Persie (Huntelaar). Trajner: Bert Van Maarvijk.
KOMENTE