Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Mesatarja E Golave Të Botërorit, Më E Ulta E Viteve Të Fundit
English

Sport-Botëror/ Mesatarja E Golave Të Botërorit, Më E Ulta E Viteve Të Fundit

- Mesatarja e shënimit deri tani është më e vogël se në vitin 2002 dhe 2006 -. TIRANË, 24 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Botërori i Afrikës së Jugut ka shfaqur një tendencë të skuadrave me një rreshtim të fortë në mbrojtje dhe golat janë të pakët, të paktën në 36 ndeshjet e para të luajtura. Në vitin 2002 u shënuan 98 gola, me nje mesatare 2.72 gola për ndeshje, ndërkohë që në vitin 2006 u shënuan 98 gola (mesatarja 2.42). Në Afrikën e Jugut jemi në kuotën e 77 golave (2.14). Edhe diferenca e golave të shënuar me ato të pësuar është vogël. E vetmja ndeshje me goleadë të madhe është ajo 7-0 e Portugalisë kundër Koresë së Veriut. Mjafton t'u hedhësh një sy skuadrave nga Amerika e Jugut dhe kupton se ato janë padronet e vërteta të këtij Botërori. Uruguaji, Argjentina, Brazili, Paraguaji dhe Kili (tri të parat janë të kualifikuara për në një të tetat, dy të tjerat janë shumë afër) kanë pësuar deri tani 4 gola në 12 ndeshje të luajtura. Amerikanojugoret pësojnë 0.33 gola për ndeshje; europianet 0.86, amerikanoverioret 1.14; afrikanet 1.29; oqeaniket (përfshirë dhe Australinë) 1.75 dhe aziatiket 2.29 gola për ndeshje. Përsa u përket sulmuesve, argjentinasi Gonzalo Higuain kryeson me 3 gola në po aq takime, të tjerët nuk e kalojnë kuotën e dy golave (Vija, Forlan dhe Luis Fabiano midis tyre). Po, Mesi, Kaka, Kristiano Ronaldo, Torres, Klose, Drobga. Së bashku kanë shënuar shifrën e tre golave. Çështja e topit "Jabulani" ka qenë në qendër të vëmendjes. Disa gola janë pësuar edhe për fajin e portierëve të frikësuar nga goditjet apo moszotërimit të sferës. Por duket se edhe lojtarët janë të çorientuar nga trajektoret e çuditshme të topit dhe kjo duket se ka sjellë këtë mesatare të ulët golash. /a.ke/
KOMENTE