Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stina E Verës- Dietologët, Këshilla Për Të Qenë Të Shëndetshëm
English

Stina E Verës- Dietologët, Këshilla Për Të Qenë Të Shëndetshëm

TIRANË, 24 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Stina e verës, e pasur me fruta dhe perime, është mundësia më e mirë për të gjithë ata që duan të bien nga pesha, por edhe për të marrë të gjitha ushqimet e shëndetshme. Për më tepër, kjo edhe me çmime më të lira sesa në dimër. Frutat dhe perimet nuk duhet të mungojnë në tryezën e gjithsecilit në stinën e e verës, rekomandojnë dietologët për një ushqyerje sa më të shëndetshme. Pjata e parë në tryezë gjatë kësaj stine duhet të jetë sallata me perime, thonë ata. Sa i takon llojit të perimeve që duhet të konsumohet, në tryezat tona nuk duhet të mungojnë asnjë ditë zarzavatet jeshile. Në një nga vaktet e përditshme duhet të jenë të pranishme sallata jeshile, spinaqi etj, sa më të freskëta dhe sa më pak të gatuara, pasi kështu nuk rëndojnë organizimin dhe treten më shpejt. Po kështu, domatet dhe specat e të gjitha ngjyrave janë të rekomandueshme për t'u konsumuar në këtë stinë. Speci i kuq, sipas dietologëve, është më i pasur me vitaminën C dhe është një nga antioksidantët që ruan shumë sistemin imunitar. Në stinën e verës, sipas mjekëve, ka mjaft agjentë që sulmojnë sistemin imunitar të njeriut. Dietologët këshillojnë qytetarët që të mos konsumojnë gjatë verës ushqime që rëndojnë shëndetin, sikurse ato të pasura me proteina, ndër të cilët, mishi apo dhe fasulet. "Të evitojmë sasinë e madhe të mishit dhe të proteinave në përgjithësi, pasi mishi është ushqim proteinik, por ka dhe shumë yndyrë dhe vështirëson aparatin tretës apo e stërmundon atë", thonë dietologët. Sipas tyre, do të ishte shumë mirë konsumimi i ushqimeve të lehta, gatimet me brumëra si makaronat, por të gatuara ma salca të përgatitura me zarzavatesh, por edhe erëzat e stinës si borziloku, majdanozi, kopra, etj. Erëzat janë mjaft të të mira e të shëndetshme kur përdoren të freskëta. "Ullinjtë, domatet, erëzat do të ishin një kombinim shumë i mirë me makaronat apo rizotot e ndryshme, që mund të konsumojmë në drekë", pohojnë dietologët. Sot në botë njihen dhe kultivohen afro 120 lloje perimesh, ndër të cilat mjaft të rëndësishme qepa, karrota, hudhra, lakra, sallatrat e ndryshme, patatja, domatja, etj. Veçse një ushqim shumë i mirë e i shëndetshmë, perimet luajnë rol shumë të rëndësishëm si një "ilaç" mjaft efikas ndaj shumë sëmundjeve, sepse përmbajnë mbi gjysmën e elementeve të njohura kimike. Po ashtu, peshku është ushqim i lehtë i rekomandueshëm në verë, por edhe i shëndetshëm. Por, ëmbëlsirat mbeten ende një "rrezik" kryesor për shtimin e peshës gjatë stinës së nxehtë. Askush nuk mund t'i rezistojë shijimit të një akulloreje, ndaj dietologët japin këshilla për zgjedhjen e llojeve me bazë frutash të freskëta, të shijshme por edhe të "parrezikshme" për shëndetin. Ndërkohë, akulloret me bazë veze kanë më tepër rrezik për helmim tek ata që e konsumojnë. Frutat e të gjitha ngjyrave nuk duhet të mungojnë në stinën e verës. Dietologët rekomandojnë konsumimin e grupit të manave, qershitë, luleshtrydhet, të gjitha frutat e stinës, por edhe këto me kujdes, pasi konsumimi në sasi të mëdha, jep kalori të tepërta. Pavarësisht rekomandimeve të dietologëve, vullneti është "arma" më e fortë për të ruajtuar veten nga mbipesha në çdo stinë. Sipas specialistëve të shëndetit publik, mënyra e ushqyerjes është në bazë të një numër patologjish, ndër të cilat më e zakonshmja është obeziteti. Aktiviteti fizik është një element i domosdoshëm për të patur një shëndet të mirë. Ndaj, qoftë edhe ecja, vallëzimi, puna në kopsht apo në shtëpi, lojra dhe sporte me fëmijë etj, janë të domosdoshme për të pasur një trup të shëndetshëm e, pa dyshim, në peshën e duhur. Stina e verës, me frekuentimin e plazhit, të jep mundësinë për të ushtruar notin, ndërsa për ata që preferojnë freskinë e maleve, ecjen. Ndërkohë, të ngasësh biçikletën në jetën e përditshme është një ndër aktivitetet që sjell shumë të mira për shëndetin, si fiskulturë kardiovaskulare, rrit forcën fizike, ekuilibrin dhe fleksibilitetin, si dhe djeg shumë kalori. Ky aktivitet, sipas specialistëve të shëndetit, mund të bëhet nga njerëz të të gjitha moshave. "Për të rinjtë lëvizja me biçikletë do të ishte perfekte për një trup të bukur dhe të shëndetshëm, ndërsa për më të moshuarit një sport ideal, pasi mosha nuk u lejon të kryejnë aktivitete më të rënda sportive", pohojnë specialistët. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon së paku 30 minuta aktivitet fizik të moderuar gjatë 5 ditëve të javës. /a.ke/
KOMENTE