Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
1 Vit Pa Mbretin E Popit, Michael Jackson
English

1 Vit Pa "Mbretin" E Popit, Michael Jackson

N TIRANË, 25 Qershor/ATSH-Suada Daci/- E kanë cilësuar si "mbretin" e muzikës Pop si dhe një nga artistët më të adhuruar dhe më me influencë të të gjitha kohërave. Sot, një vit pas vdekjes së tij, Micheal Jackson lë pas një krijimtari gjigande në muzikën dhe kulturën popullore amerikane, me përmasat e një legjende të pavdekshme. Michael Jackson ishte nga ato talente mahnitëse që rrallëherë vijnë në jetë. Pesë nga albumet solo të Jackson-it, "Off the Wall", "Thriller", "Bad", "Dangerous" dhe "History" janë nga më të shiturit e të gjitha kohërave. Gjatë karierës së tij të jashtëzakonshme, 13 nga këngët e tij zunë vendin e parë, u shitën 750 milion incizime të interpretimeve të tij në gjithë botën dhe ai u pëfshi dy herë në Hollin e Famës Rock and Roll-it. Jackson fitoi 13 çmime Grammy, mes tyre Grammy Living Legend Award në vitin 1993, si dhe çmimin e Akademisë Amerikane të Muzikës, "Artist i shekullit". Ndonëse ka kaluar një vit nga ndarja nga jeta e mbretit të muzikës Pop adhuruesit e tij në mbarë botën e kujtojnë atë, duke i rikthyer figurës së tij përjetësinë. " Michael Jackson është një këngëtar i madh jo vetëm për kohën e tij, por për të gjitha kohërat", shprehet Manjola Hasa, një 24 vjeçare nga Tirana. Ajo thotë se, "jam rritur me muzikën e tij, pasi vëllai im më madh e dëgjonte dhe e pëlqente shumë muzikën e tij. Kënga ime e preferuar është "Remember the Time". "Ka qënë dhe do të mbetet idhulli im. Me humbjen e tij, bota ka humbur një artist dhe një njeri të madh", thotë Andi. Sipas tij, "këngët e Micheal Jackson i kanë rezistuar të gjithë kohërave. Sa herë i dëgjon ato të ngjalllin po të njëjtat emocione si herën e parë kur i kam dëgjuar". Prej datës 25 qershor të vitit të kaluar, kur lajmi për vdekjen e Jackson, u përhap në të gjithë botën, pasuria muzikore që ai la pas është bërë më e freskët se kurrë më parë. Sipas një vëzhgimi të bërë nga ATSH në një nga pikat e shitjes së albumeve diskografike në kryeqytet, tregtuesit tregojnë se pas vdekjes së yllit të Popit u shitën shumë CD të tij. "Disa javë pas vdekjes së tij, blerësit kërkonin albume të këngëve të Michael Jackson, ku më i shituri ishte albumi "Thriller", thotë një prej shitëseve në këtë dyqan diskografik. Por një vit pas vdekjes së tij duket se këto kërkesa nuk janë ulur dhe grupmoshat më e interesuar për këtë këngëtar varion nga 25-45 vjeç. "Blerësit kërkojnë albume që nuk kanë qënë kaq të kërkuara më parë, dhe Michael Jackson është gjithmonë në qëndër të shtijeve tona", thotë ajo. Por për fansat shqiptare te yllit të muzikës Pop, shumë prej Klubeve të natës në Tiranë, do të performojne sot në mbrëmje muzike vetëm të Micheal Jakson, në një vjetorin e ndarjes nga jeta. Micheal Jackson filloi të këndonte që në moshën 5 vjeçare si pjesë e një grupi familjar të krijuar me vëllezërit e tij "Jackson 5", ndërsa karrierën e tij si këngëtar solo e nisi vetëm në vitin 1971. Kënga e tij e parë, me të cilën preku suksesin dhe madhështinë, ishte "Got to be there", për të qënë më tej deri në ditët e fundit të jetës në skenë mes njerëzve që e adhuronin dhe e shihnin si një perëndi, perëndinë e suksesit. Michael Jackson u lind më 29 gusht 1958 në Gary të Indianës, i shtati ndër nëntë fëmijë. Me zërin e tij unik dhe kërcimin karakteristik "moonwalk" (shkarrje mbrapsht, që krijon përshtypjen e ecjes përpara), Jackson u bë këngëtari solo me disqet më të shitura të të gjitha kohëve. Me gjithë famën dhe suksesin e tij, Michael Jackson bëri një jetë të mbyllur, që sipas shumë studiuesve, vinte si pasojë e tronditjeve të shpeshta emocionale që ka marrë në fëmijëri. Ndonse nuk u vërtetua kurrë, Jackson urrente të atin e tij pasi e akuzonte për keqtrajtimin e tij dhe të vëllezërve. I veshur me famë dhe madhështi, ai kishte arritur të siguronte një pasuri të madhe financiare, pjesë të se cilës i dhuronte dhe për bamirësi. Jackson kishte disa shtëpi, ku përfshihet këtu një pallat në Kaliforni me kopështin e tij zoologjik dhe një park lodrash për fëmijë. Michael gjente shpesh mënyra të ndryshme për të argëtuar fëmijët dhe gjithmonë e hapte shtëpinë e tij për aktivitete bamirëse në shërbim të tyre. Është cilësuar si një njeri që jetonte në botën imagjinare që krijoi vetë dhe e kanë komentuar se kjo ishte përpjekja e tij për të rifituar fëmijërinë e humbur. Shumë njerëz besojnë se Jackson u përpoq gjithë jetën e tij për fituar vitet e humbura, duke u rrethuar nga fëmijë dhe duke e parë jetën dhe punën me pafajësinë e një fëmije. Por suksesi i Jackson shpesh u zbeh nga trazirat në jetën e tij private. Ai u akuzua dy herë për abuzim seksual të djemve të vegjël dhe për një akt të tillë, ndaj tij u ngrit një padi gjyqësore në vitin 2003. Jackson u lirua nga akuzat dy vjet më vonë, por kjo nuk mund të shmangte njollosjen e reputacionit të tij. Mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, vdiq papritur më 25 qershor 2009 në Los Anxhelos të Kalifornisë, në moshën 50 vjeçare. Kohët e fundit ai ishte duke programuar një turne gjigand, të cilin e quante si rilindjen e suksesit të tij. Ai u deklarua i vdekur dy orë pasi u çua nga shtëpia e tij në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë, pasi pësoi një ndalim zemre në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Nga shumë media botërore, ceremonia e tij e varrimit është cilësuar si më e madhja edhe nga ceremonitë e varrimit të Elvis Preslit apo dhe Princeshës së Uellsit, Diana./s.s./
KOMENTE