English

Afganistan - Isaf: Një Ushtar Humb Jetën Në Jug Të Vendit

KABUL, 25 qershor /ATSH-ANSA/ - Një tjetër ushtar i Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) humbi jetën sot në Afganistan, i dyti brenda ditës, njoftoi ISAF me një komunikatë. Ushtari, kombësia e të cilit nuk bëhet e ditur, humbi jetën në jug të vendit për shkak të shpërthimit të një "pajisjeje shpërthyese të improvizuar" (ied). Nga fillimi i qershorit 83 ushtarë të huajë kanë humbur jetën në vend, duke e bërë këtë muaj më të përgjakshmin që prej ndërhyrjes në vitin 2001. /e.v/
KOMENTE