Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Do Asfaltojme 7 Mije Km Rruge Brenda Ketij Mandati
English

Berisha: Do Asfaltojme 7 Mije Km Rruge Brenda Ketij Mandati

- Kryeministri vlerëson se përdorimi i teknologjive të reja për ndërtimin e shpejtë dhe me kosoto të ulët të rrugëve, ndihmon në realizimin e këtij objektivi - TIRANE, 25 Qershor/ATSH-Maela Marini/.- Përdorimi i teknologjive të reja për ndërtimin e rrugëve rurale me kosto të ulët dhe në një kohë të shpejtë i jep qeverisë shqiptare siguri të plotë se brenda këtij mandati do të finalizojë në kohë rekord ndërtimin dhe rindërtimin e 7 mijë km rrugë në gjithë vendin. Kryeministri Sali Berisha u njoh sot nga afër me demonstrimin e këtyre teknologjive, që u bë nga kompania Delia Construction dhe Wirtgen Group, në rrugën dytësore që lidh fshatin Domje të Komunës Bërxull me autostradën Tiranë-Durrës. Teknologjia e re e përdorur për ndërtimin e rrugëve, aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe po ashtu edhe në Ballkan. Ajo konsiston në një seri procesesh të lidhura njeri me tjetrin që krijojnë mundësinë e ndërtimit me shpejtësi të pakrahasueshme të rrugëve. Kryeministri Berisha vlerësoi se "përdorimi i kësaj teknologjie sjell jo vetëm shpejtësi në realizimin e punimeve, por edhe cilësinë e tyre dhe kosto të leverdisshme". "Teknologjia e re bazohet në shfrytëzimin tërësor të materialit gjeologjik ekzistues në rrugë, dheut dhe gurëve, dhe shndërrimit të tyre nëpërmjet bashkimit me çimento dhe bitum, në një masë kompakte rezistente sa betonet më të mira", tha Kryeministri Berisha. Shfrytëzimi i materialit ekzistues, sipas Kryeministrit, shkurton në mënyrë të jashtëzakonshme kohën dhe koston e punimeve, sepse përjashton transportin e materialeve". Kreu i Qeverisë vlerësoi se përdorimi i kësaj teknologjie hap një kapitull të ri në përpjekjet e qeverisë për të ndërtuar të gjitha rrugët në vend. "Në 4 vitet e shkuara, ne asfaltuam në mbarë vendin, ndërtuam dhe rindërtuam, 6 mijë km rrugë. Por, Shqipëria është një vend i vogël me rrugët më të gjata, ndaj mbeten për t'u asfaltuar dhe ndërtuar dhe 7 mijë km të tjera", tha Berisha. Kryeministri shprehu bindjen se "në vitin 2013, Shqipëria do të jetë një vend tërësisht europian për sa i përket infrastrukturës së saj moderne rrugore. Berisha informoi se "në javët në vijim do inaugurohet fillimi i punimeve në autostradën Tiranë -Elbasan dhe do të fillojë ndërtimi i rrugës së Arbrit në segmentin Klos- Tiranë. "Ka përfunduar tërësisht projekti për tunelin e Qafë Murrizit", tha Berisha duke shprehur bindjen se "në vitin 2013, Shqipëria do të ketë një infrastrukturë rrugore tërësisht të re". Sipas tij, "teknologjia që aplikojmë sot na jep garanci të plotë se do të përmbushim premtimet tona". "Ne do bëjmë gjatë këtyre 3 viteve që çdo fshat i këtij vendi, kudo që pozicionohet, të lidhet me qendrën e komunës për 20-30 minuta, çdo qendër komune të lidhet me rrugën kombëtare me një afat kohor 20-30 minuta dhe çdo qoshe e këtij vendi të lidhet me kryeqytetin me një afat kohor më të shkurtër se sa sot", tha Berisha. /k.sh/
KOMENTE