Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Doul: Ëndrra ime? Një Ballkan me demokraci më funksionale e stabilitet më të madh
English

Doul: Ëndrra ime? Një Ballkan me demokraci më funksionale e stabilitet më të madh

Tiranë, 25 Qershor NOA – Kryetari i grupit të Partive Popullore në Parlamentin Evropian, Joseph Doul, pohon se një Ballkan me demokraci më funksionale, një stabilitet më të madh është ëndrra e tij.

Pasi ka mbyllur turin e tij në Tiranë, ai ka deklaruar se për Parlamentin Europian është shumë i rëndësishëm që në Ballkan të ketë më shumë demokraci.

Tirana mbylli turin tuaj ballkanik, që nisët në fillim të kësaj jave. A jeni i kënaqur, Z. Doul, me rezultatet e takimeve, që zhvilluat në Shkup dhe në Tiranë?

Dua të them së pari që rajoni i Ballkanit përbën një nga prioritetet e Parlamentit Europian, i cili është i interesuar për sigurinë dhe stabilitetin e tij. Për Parlamentin Europian është shumë i rëndësishëm që në Ballkan të ketë më shumë demokraci. Ne jemi të shqetësuar dhe këmbëngulim për një luftë më efikase kundër korrupsionit, pastrimit të parasë, trafikut të qënieve njerëzore.Vizitova Maqedoninë dhe Shqipërinë këtë javë dhe pata bisedime me drejtuesit e tyre politikë, të maxhorancës dhe opozitës. Theksova që detyra e tyre kryesore është të respektojnë shtetin e së drejtës, ligjin. Dhe kam mbetur vërtet i habitur, që në të dyja këto vende ballkanike gjeta një brez të ri, që po vjen në pushtet, i cili merr mbi vete përgjegjësi. Dhe mund të them se ky brez është vërtet europian. Sondazhet tregojnë se brezi i ri në Maqedoni dhe në Shqiperi është proeuropian dhe dëshiron të jetë pjesë e procesit të integrimit. Prandaj duhet të bëjmë gjithë sa mundemi që brezi i ri në Ballkan të studiojë në vendet e BE. Kam mbetur i habitur në mënyrë pozitive për ndryshimet, që vura re në Shqipëri në krahasim me 20 vjet më parë.

Ju thatë në Tiranë se procesi i integrimit europian të Ballkanit është mirë që të përshpejtohet. Si e kuptoni ju , Z. Doul, përshpejtimin. Çfarë keni parasysh?

Për mua përshpejtimi i procesit ka të bëjë me adaptimin e rregullave europiane dhe me kryerjen e reformave. Perspektiva europiane duhet t'i bëjë vendet e Ballkanit të ndihen, si të thuash, të detyruara për të kryer të gjitha reformat, që lidhen me ekonominë, legjislacionin, zbatimin e ligjit. Kjo është shumë e rëndësishme dhe pikërisht ajo, që kërkon edhe Parlamenti Europian.

Mbetemi tek dobia e përshpejtimit të ritmeve të integrimit europian. A është normale dhe në linjë me këtë objektiv, kriza politike ne Shqiperi, që megjithë ndërhyrjen e Parlamentit Europian, tuajën dhe të kreut të partive të majta, Martin Schultz, po vazhdon akoma? Në vend që të fitojë kohë duke ecur më shpejt, Shqipëria po humbet kohë apo jo?

Po e kam thënë qartë që funksioniomi i demokracisë është qeverisja me alternim e partive politike. Kjo vlen edhe për opozitën në Shqipëri. Ajo duhet të përgatitet që të qeverisë vendin në vitet, që vijnë. Ndërsa maxhoranca duhet të gjejë rrugën e bashkëpunimit me opozitën. Demokracia e vërtetë bazohet në kompromis. Në Parlamentin Europian grupi i partive popullore, që unë kryesoj, është më i madhi, por ai nuk ka maxhoracën. Çdo ditë mua më duhet të gjej komporomise, që ligjet të miratohen. Kështu ndodhi edhe me rezolutën për Shqipërinë. Kjo është demokracia.

Kultura e kompromisit, në rastin konkret ne Shqiperi po shfaqet më shumë inekzistente sesa e ulët. Dhe është një nga kriteret politike të Komisionit Europian për progres në procesin e integrimit. Megjithatë Parlamenti Europian nuk e bllokoi Shqipërinë, ai miratoi këtë javë rezoluten e integrimit. Cili është komenti juaj?

Pse duhej dënuar Shqipëria? Nuk ka arsye për ta bërë këtë. Demokracia është që të gjitha palët të marrin pjesë dhe Parlamenti Europian po përpiqet të nxisë palët të ecin në këtë drejtim, të përfshirjes përmes diskutimeve dhe negociatave. Opozita tani është në Parlament. Mund të them që Shqipëria është në drejtimin e duhur.

Çfarë pret konkretisht tani Parlamenti Europian nga Shqipëria?

Vendimet e qeverisë në kuadër të luftës kundër kriminalitetit, korrupsionit, pastrimit të parave janë në drejtimin e duhur. Ajo që Parlamenti Europian pret dhe dëshiron është që ligjet të zbatohen.

Kthehem përsëri në rajon dhe pikerisht në Kosovë. Ndonëse është pjesë e procesit integrues të Ballkanit Perëndimor në BE, ka vende anëtare të këtij Bashkimi, që nuk e njohin pavarësinë e saj. A ndikon kjo situatë në progresin e Kosovës drejt integrimit europian?

Po, e di që ka vende të BE, që nuk e njohin Kosovën. Parlamenti Europian i inkurajon që ta njohin pasi e konsideron rajonin e Ballkanit si një të tërë, që nuk mund ta ndash në Shqipëri, ish Republikë Federative të Maqedonisë, Mal të Zi, Serbi, apo Kosovë. Pikëpamja jonë është që këto vende duhen ndihmuar të jenë më të stabilizuara dhe me demokraci më të konsoliduar. Pikërisht kjo do të ndihmojë vendet e Ballkanit të bëjnë progres në drejtimin e duhur. Por vlerësimi i progresit të tyre do të jetë në mënyrë strikte në bazë të meritave individuale. Dhe kjo do të bëhet në mënyrë objektive dhe të paanshme. Pastaj është në dorë të secilit vend të vendosë për shpejtësinë e integrimit në BE. Kosova është pjesë e diskutimeve dhe negociatave.

Nisur nga vëmendja e Parlamentit Europian ndaj Ballkanit, si politikan dhe kryetar i grupimit më të madh politik në atë Parlament, a keni ndonje dëshirë, ëndërr afatshkurtër për Ballkanin?

Ëndrra ime është që në Ballkan të ketë një demokraci më funksionale, një stabilitet më të madh. Dhe padyshim ëndërroj zbatimin e ligjit. Zhvillimet në këtë drejtim do të jenë në të mirën e Europës dhe qytetarëve të Ballkanit.

DVelle

KOMENTE