Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi -G8 - Rusi: Taksa Për Bankat Jo E Nevojshme Për Të Gjitha Vendet
English

Ekonomi -G8 - Rusi: Taksa Për Bankat Jo E Nevojshme Për Të Gjitha Vendet

T TORONTO, 25 qershor /ATSH-AFP/ - Rusia u shpreh edhe një herë sot kundër një takse për bankat, duke theksuar se nuk është e nevojshme për të gjitha vendet dhe se ajo rrezikon t'i bëjë më të shtrenjta shërbimet bankare. "Nuk ka prova se futja e një takse është e nevojshme për të gjitha vendet", i deklaroi shtypit Andrei Bokarov, zëvendës i drejtuesit rus në samitet G8 dhe G20 që zhvillohen në Kanada. "Ekziston një rrezik për futjen e një takse të tillë që shtrenjton shërbimet për konsumatorët. Ky është një nga argumentet kyçe që pengon marrjen e një vendimi pozitiv", vazhdoi ai. Megjithatë, zyrtari rus theksoi se futja e një takse të tillë mund të jetë e nevojshme në vende "ku sektori financiar ka luajtur një rol vendimtar" në fillimin e krizës. "Por, kur roli i sektorit financiar nuk është i dukshëm, duhet të jemi të kujdesshëm në marrjen e vendimeve të tilla", deklaroi ai. Projektet e taksës bankare dhe të kontributit për transaksionet financiare do të trajtohen nesër në mbrëmje dhe të dielën në Toronto gjatë samitit të G20-s, ku marrin pjesë vendet e pasura dhe në zhvillim. Londra, Parisi, Berlini dhe Uashingtoni kanë kërkuar që G20-a të pranojë futet një taksë bankare, por Kanadaja, Rusia, Kina, India dhe Australia janë shprehur kundër. /I.Pu.
KOMENTE