Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emiratet E Bashkuara Arabe Do Të Financojnë Rrugën Tiranë-Elbasan, Një Ndër Projektet Më Prioritare Të Qeverisë Shqiptare
English

Emiratet E Bashkuara Arabe Do Të Financojnë Rrugën Tiranë-Elbasan, Një Ndër Projektet Më Prioritare Të Qeverisë Shqiptare

- Kryeministri Berisha priti ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan - TIRANE, 25 Qershor/ATSH/.- Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, garantoi sot në Tiranë Kryeministrin Berisha, se Emiratet e Bashkuara Arabe do të financojnë rrugën Tiranë-Elbasan, një ndër projektet më prioritare të Qeverisë shqiptare. Zyra e shtypit e Kryeministrit bëri të ditur se kreu i qeverisë i shprehu Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, mirënjohjen e qeverisë shqiptare për mbështetjen e përhershme dhe të gjithanshme të Emirateve të Bashkuara Arabe në zhvillimin dhe modernizimin e Shqipërisë. Vizita juaj, u shpreh Kryeministri Berisha, është një kontribut i rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat janë në një nivel të shkëlqyer. Berisha vlerësoi se "marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes dy vendeve dhe angazhimi i tyre për thellimin e marrëdhënieve ekonomike janë mënyra më e mirë për konsolidimin dhe çuarjen e bashkëpunimit në një nivel edhe më të lartë". Ministri Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, vlerësoi ndryshimet e thella të Shqipërisë në një vit nga vizita e tij e fundit, "falë reformave të jashtëzakonshme dhe vizionit të Kryeministrit Berisha dhe qeverisë shqiptare". Ministri Zayed Al Nahyan, i cili do të marrë pjesë në inaugurimin e Aeroportit të Kukësit, u shpreh se ndihej i nderuar që ky aeroport do të mbante emrin "Sheikh Zyed" dhe i shprehu Kryeministrit Berisha mirënjohjen që qeveria shqiptare vendosi t'i jepte këtij aeroporti këtë emër. Pas prezantimit që u bëri Berisha potencialeve të mëdha të Shqipërisë, Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara theksoi se "trendi i rritjes ekonomike të Shqipërisë në vitet e fundit, veçanërisht në këtë kohë të krizës botërore, falë reformave të thella ekonomike dhe klimës së favorshme për biznesin, ka bërë që të ketë mjaft interes nga ana e investitorëve të Emirateve të Bashkuara Arabe për të investuar në Shqipëri". Emiratet e Bashkuara Arabe, tha ai, "do të financojnë rrugën Tiranë-Elbasan, një ndër projektet më prioritarë infrastrukturore të qeverisë shqiptare si dhe po shikojnë me mjaft interes dhe përparësi dhe projekte të tjera të mëdha si Boshti i Jugut, portet, resortet turistike projektet për bashkëpunimin në transportin ajror". Ministri Al Nahyan, theksoi se hapja në Abu Dabi e ambasadës shqiptare dhe hapja në një kohë të afërt e ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri, do të jenë një ndihmë e madhe për forcimin e bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve. Kryeministri Berisha i shprehu ministrit të Jashtëm të EBU-së mirënjohjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës si dhe për mbështetjen e madhe në rindërtimin dhe zhvillimin e saj, duke theksuar se Kosova po dëshmon se është faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajon. /s.s./
KOMENTE