Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermania: Ndryshimi I Politikës Izraelite Në Rripin E Gazës Është Pozitiv
English

Gjermania: Ndryshimi I Politikës Izraelite Në Rripin E Gazës Është Pozitiv

BUKURESHT, 25 qershor /ATSH-AFP/ - Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle deklaroi sot në Bukuresht se ndryshimi i politikës izraelite ndaj Rripit të Gazës dhe përfshi ftesën drejt ministrave evropianë për të vizituar rajonin, përbën një "sinjal shumë pozitiv". "Po shohim qartë një ndryshim të politikës së qeverisë izraelite lidhur me Rripin e Gazës dhe e konsiderojmë si një sinjal vërtet pozitiv pas disa përpjekjesh telefonike përgjatë disa ditëve", a deklaroi Westerwelle, gjatë një etape të vizitës së tij në Rumani, në kuadër të një turi diplomatik në Evropën Lindore. "Është një zhvillimi i mirë, pozitiv dhe Evropa ka luajtur një rol të mirë në këtë drejtim", theksoi ai. Izraeli ka ftuar zyrtarisht ministrin e Jashtëm italian, Franco Frattini të drejtojë për në Gaza një delegacion të krerëve diplomatikë të shteteve evropiane, sinjal ndryshimi në bllokadën diplomatike në territorin palestinez. "Dje, kam komunikuar në linje telefonike me homologun tim italian Frattini dhe kemi vendosur të analizojmë këtë ftesë. Nëse na e mundëson axhenda jonë do të veprojmë", theksoi ai./ /i.p/
KOMENTE