Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Idn/ Përgjimi I Telekomunikimeve, Kerkohet Rishikim I Legjislacionit
English

Idn/ Përgjimi I Telekomunikimeve, Kerkohet Rishikim I Legjislacionit

- Tryezë pune me përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë për çështjet e Drejtësisë dhe Sigurisë, Avokatit të Popullit- TIRANË, 25 Qershor /ATSH, Mira Shkurta/ - Kontrolli dhe mbikqyrja e proçesit të përgjimeve si garanci për të shmangur përdorimin e përgjimeve për qëllime abuzive dhe antiligjore dhe respektimin e të drejtave të njeriut, ishte tema e një studimi që IDN (Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim), prezantoi sot në një takim pune me përfaqësues të shoqërisë civile, specialistë për çështjet e sigurisë, Avokatit të Popullit,etj. Arjan Dyrmishi, specialist në IDN informoi se studimi, i dyti brenda një viti është një përpjekje për të sjellë në vëmëndje të diskutimit publik, legjislacionin për përdorimin e metodave të veçanta të investigimit, një nga të cilët është dhe përgjimi i telekomunikimeve. Dyrmishi sqaron se në bazë të studimit, është i nevojshëm një rishikim dhe plotësim i ligjit ekzistues me klauzola që do të përmirësojnë kapacitetet e përgjimit dhe do të shmangin përdorimet abuzive të tij. "Legjislacioni që rregullon përgjimin e telekomunikimeve është e paplotë dhe jo i harmonizuar me legjislacionin organik të institucioneve informative dhe policore që përdorin përgjimin", tha Dyrmishi. Veç nevojës për përmirësimin e kapaciteteve të përgjimit, duke pasur parasysh dhe komunikimet nëpërmjet internetit, Dyrmishi shprehu nevojën e rishikimit të të gjithë kuadrit ligjor për të shmangur abuzimet. Sipas tij, "mungojnë mekanizmat si për parandalimin, ashtu edhe për verifikimin e abuzimeve të mundëshme". Ish Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, një nga hartuesit e ligjit për "Përgjimet e telekomunikimeve" tha se, "ky studim pasqyron si realitetin aktual të funksionimit të ligjit "për përgjimet", ashtu edhe problematikën e tij. Fryma e ligjit për përgjimet është vendosja e një raporti të drejtë midis nevojës së shtetit për të përgjuar, për të hyrë në jetën private dhe respektimit të të drejtave të njeriut". Ndër të tjera, Sollaku vlerësoi punën e deritanishme të organeve ligj- zbatuese, të cilët për vetë problematikën shumë delikate të ligjit, kanë bërë një punë të kujdesëshme . Nisur nga ky studim, Sollaku kërkoi përmirësime ligjore të ligjit ekzistues, ndërsa strukturat përgjuese, duhet ta përdorin mjetin e përgjimit si mjet të fundit në veprimtarinë e tyre. Si një nga hartuesit e këtij ligji, Solllaku tha se me hyrjen në fuqi të ligjit "Për përgjimet", strukturat e e ngarkuara për mbledhjen e informacionit e përdorin përgjimin si një mjet komod , pasi rezultatet janë më të besueshme. Ai kërkoi gjithashtu përveç përmirësimit të ligjit, dhe kualifikimin e njerëzve që merren me këtë çështje. Studimi për "përgjimin e telekomunikimeve në Shqipëri", përfshin kontrollin dhe mbikqyrjen e përgjigjmit të telekomunikimeve si dhe bën një ballafaqim të legjislacionit aktual përkatës me standartet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Këto standarte sugjerojnë se duhet të ekzistojnë mekanizma mbikqyrës dhe kontrollues që të garantojnë se, autoriteti që u delegohet shërbimeve informative dhe atyre të zbatimit të ligjit për përgjimet e komunikimeve, duhet të të përdoret vetëm kur përcaktohet nga kritere strikte ligjore, ndërsa legjislativi dhe gjyqësori duhet të marrin përgjegjësitë e tyre në këtë proces. Studimi vlerëson gjithashtu se kontrolli dhe mbikqyrja e procesit të përgjimeve, si garanci që shmang abuzimet antiligjore dhe respekton të drejtat e njeriut, kërkon rishikimin e legjislacionit, me qëllim rregullimin e mekanizmave kontrollues dhe mbikqyrës./n.m/
KOMENTE