Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Muzikë - Michael Jackson - Një Vit Pa Mbretin E Popit
English

Muzikë - Michael Jackson - Një Vit Pa Mbretin E Popit

LOS ANXHELES, 25 qershor /ATSH-AFP/ - Fansat e Michael Jackson do të kujtojnë sot njëvjetorin e vdekjes së mbretit të popit duke u mbledhur në mbarë botën, ndërkohë që mijëra persona pritet të marrin pjesë në varrezat ku prehet ylli i popit, në Los Anxheles. U bënë një vit që këngëtari i "Thriller" humbi jetën në moshën 50-vjeçare nga një mbidozë ilaçesh në shtëpinë e tij në Los Anxheles, disa javë para rikthimit të tij shumë të mirëpritur në skenën e Londrës duke shkaktuar një emocion të madh dhe një mbulim gjigant mediatik. Mijëra fansa do të priten në varrezën e ''Forest Lawn'' në Glendale, në lagjen e Los Anxhelesit. Vendi ku prehet trupi i këngëtari do të jetë i ndaluar për publikun e gjërë, të cilët vetëm mund të afrohen dhe të vendosin kurora me lule në pjesën e jashtme. Fansat e parë mbërritën që dje pasdite, sipas medias lokale pavarësisht thirrjeve të policisë , dhe punonjësve të varrezës apo të afërmve. Anëtarët e familjes Jackson priten të mbërrijnë në varreza në mesditë. Shtëpia e klanit Jackson në Encino, në lagjen e Los Angjeles, mbulur me lule dhe kujtime nga momenti i vdekjes së mbretit të popit do të jetë gjithashtu një vend pelegrinazhi për fansat. E vetmja ceremoni zyrtare do të zhvillohet në Indiana, qyteti i lindjes së Michael Jackson, ku mamaja e tij, Katherine, do të përurojë një monument. Të shtunën një koncert përkujtimor do të zhvillohet në një hotel në Beverly Hills, në të clin do të marrin pjesë disa anëtarë të familjes Jackson./ /ec/ a.jor.
KOMENTE