English

Polonia Planifikon Tërheqjen Nga Afganistani

VARSHAVË, 25 qershor /ATSH-MIA/ - Polonia njoftoi NATO-n të përpilojë strategji të re për tërheqjen nga Afganistani dhe paralajmëroi se planifikon që angazhimi i ushtarakëve polakë të zgjasë deri në vitin 2012. Presidenti polak në detyrë, Branislav Komorovski, i cili është favorit i zgjedhjeve të ardhshme më 4 korrik, theksoi se në vjeshtë Varshava do të mundohet ta bindë Aleancën për "një qasje të re ndaj misionit në Afganistan". "Do të këmbëngulim të caktohet një datë e saktë se kur do të mbarojë misioni dhe se kur ushtria afgane do ta marrë përgjegjësitë. Nëse kjo nuk rezulton e suksesshme, kërkova nga qeveria që të përpilojë një strategji kombëtare për tërheqjen", theksoi Komorovski./ a.jor.
KOMENTE