Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pr: Lidershipi I Ps Po Mban Peng Reformën E Kodit Zgjedhor
English

Pr: Lidershipi I Ps Po Mban Peng Reformën E Kodit Zgjedhor

TIRANE, 25 Qershor / ATSH- A.Gegvataj/ - Partia Republikane rikonfirmon qëndrimin e saj për një angazhim të plotë në përmirësimet e kodit zgjedhor. Në një prononcim për ATSH, nënkryetari i PR-së, Arjan Madhi, tha se kjo forcë politike angazhohet të ndërmarrë të gjitha përgjegjësitë për t'i kontribuar procesit të reformimit të kodit zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Duke shprehur keqardhje dhe shqetësim për qëndrimet e lidershipit të PS-së në këtë drejtim Madhi tha se "PS e lidh ngushtësisht këtë çështje me atë të hapjes së kutive, duke minuar procesin e ardhshëm të votimeve për pushtetin lokal". Por sipas tij, "sado që të përpiqet lidershipi i PS-së, nuk do të pengojnë vullnetin dhe dëshirën e qytetarëve shqiptarë për të përshpejtuar integrimin në familjen europiane". "Sado të përpiqet Edi Rama të kërcënojë proceset tona integruese, duke mbajtur peng edhe procesin e zgjedhjeve të ardhshme, nuk do t'ia dalë", shtoi ai. Madhi tha "PR dëshiron dhe shpreh bindjen se deklaratat e shumicës së faktorit ndërkombëtar për të parë nga e ardhmja janë një mesazh për bashkëpunim të politikës në Shqipëri dhe një thirrje për opozitën që të kapërcejë interesat e ngushta partiake". Përfaqësuesi i republikanëve nënvizon se sfida e ardhshme e reformës zgjedhore kërkon angazhim të shumicës, pasi sipas tij, "kjo do të jetë në interes të demokracisë dhe fateve historike të vendit tonë, që është pranë dyerve të Europës"./s.s./
KOMENTE