Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi, Al Nahyan:Bashkëpunimi Shqipëri-Emirate do të rrisë numrin e vendeve pro pavarësisë së Kosovës
English

Presidenti Topi, Al Nahyan:Bashkëpunimi Shqipëri-Emirate do të rrisë numrin e vendeve pro pavarësisë së Kosovës

Tiranë, 25 qershor, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Presidenti Topi vlerësoi klimën e dialogut politik që ekziston midis dy vendeve tona në të gjitha fushat me interes të ndërsjelltë, si dhe shprehu dëshirën për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.

Presidenti theksoi se takimet bilaterale kontibuojnë në nxitjen e bashkëpunimit të mëtejshëm, kryesisht në sektorin ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare dhe rritjes së investimeve, për të cilat kreu i shtetit e vlerësoi kontributin e çmuar të Emirateve të Bashkuara Arabe në financimin e plotë të ndërtimit të aeroportit të Kukësit, si dhe nënvizoi interesin për të mirëpritur investime të tjera nga Emiratet e Bashkuara, nga kompani e firma të fuqishme, kryesisht në sektorin energjetik, në infrastrukturë siç është ndërtimi i rrugës së rëndësishme Tiranë-Elbasan dhe në organizimin e panaireve të përbashkëta tregtare.

Kreu i shtetit vlerësoi veçanërisht mbështetjen e vazhdueshme të Emirateve të Bashkuara Arabe për çështjen e Kosovës dhe njohjen e pavarësisë së saj, si vendi i parë i Gjirit që hodhi këtë hap të rëndësishëm, si dhe rolin aktiv në Organizatën e Konferencës Islamike dhe bashkëpunimin me delegacionin tonë për miratimin e Rezolutës “Për situatën në Kosovë”, të miratuar pak kohë më parë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme.

Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan shprehu besimin në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe ai e ftoi presidentin Topi për një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kryediplomati emiratas e garantoi presidentin shqiptar se bashkëpunimi i mëtejshëm do të vijojë edhe në drejtim të rritjes së numrit të shteteve që do të njohin pavarësinë e Kosovës.

mit/NOA
KOMENTE