Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reportazh/ Kukës: Aerodromi, Një Prej Portave Të Zhvillimit Të Verilindjes
English

Reportazh/ Kukës: Aerodromi, Një Prej Portave Të Zhvillimit Të Verilindjes

Kukës, 25 qershor/ATSH - R.Hoxha/ - "Një emërtim, edhe pse proces i thjeshtë në dukje është një nderim dy palësh, si për atë që i ka shkuar mendja të nderojë mikun, edhe për mikun që nuk i harrohet ndera", u shpreh një prej dhjetra shtiqjanëve e kuksianëve sot në ceremoninë e emërtimit të aeroportit të Kukësit me emrin e presidentit të EBA-së. "Është një investim që do të na ndryshojë jetën, ndaj kemi ardhur ta nderojmë mikun, sic e kemi zakon", thotë Fadil Cengu, ndërsa na fton në lokalin e tij, që e ka ndërtuar me paratë e shpronësimit të tokës ku tashmë ngrihet aeroporti. "Nuk është lokali që sjell fitimin, por aeroporti, ku do të lëvizin çdo ditë qindra udhëtarë nga Shqipëria, Kosova e vende të tjera", shton ai. Shtiqjanët ashtu si kuksianët janë të interesuar që aeroporti të nisë punën. "Do të punësohen punonjës, do të lulëzojë tregtia, por edhe transporti nga aeroporti në drejtim të Kosovës",- thotë Besniku. Aeroporti është një prej portave që do t'i sjellë zhvillim verilindjes, si autostrada që e ka kthyer Kukësin në një nyje lidhëse mes shqiptarëve. Ndaj sot qindra banorë erdhën për të gëzuar emërtimin e aeroportit me emrin e presidentit të EBA-sëm me lule e flamuj të të dy vendeve dhe me këngë e valle nën ritmin e gjëmimit të lodrës. Ndonjë nis e kujton si u ngrit fillimish aeroporti i vjetër, aty nga viti '40 . - Historia e aeroportit të vjetër Plaku 83 vjecar Dervish Basha nga Shtiqni është ndër të parët që ka mbërritur në aeroportin e Kukësit. Mbahet në një shkop e vështron i menduar. "Nuk mund të rrija pa ardhur, derisa këmbët më mbajnë, këtu kam shumë kujtime të fëmijërisë", thotë xha Dervishi. Aeroporti i ri është ngritur mbi të vjetrin, ndonëse ka sipërfaqë mbi 3 herë më të madhe. Edhe pse në moshë të thyer xha Dervishi kujton: "Ishte viti 1940 kur nisi ndërtimi i këtij aeroporti ushtria italiane, ndërsa toka iu shpronësua fshatarëve me franga në dorë. Punimet nuk zgjatën më shumë se dy muaj, ndërsa mirëmbajtja e kontrolli i aeroportit mbikqyrej nga inxhinieri italian, qe ne e quanim Mamaqja",- kujton 84 vjeçari. Si i kujton këto hollësira,e pyesim. "Kam punuar në ndërtimin e aeroporti, u dërgoja ujë të pijshëm punëtorëve e paguhesha jo pak", kujton xha Dervishi, duke vijuar: "aeroporti i vjetër funksionoi deri në vitin 1943, ndërsa me kapitullimin e Italisë fashiste, mjediset e tij u plaçkitën. Por ai shërbeu edhe në vitet e mëpastajme, ndonëse në të rrallë. Ndërsa në pranverën e vitit '99 u shërbeu jo pak trupave të NATO-s. Në këtë periudhë ndodhi edhe një aksident. Një avion i NATO-s në përpjekje për t'u ulur në orët e natës në një ditë të majit u dogj tërësisht duke dëmtuar edehe një shtëpi që ndodhej aty pranë", thotë xha Dervishi. Aeroporti i vjetër shtrihej në një sipërfaqe prej 17 ha. - Ndërtimi i aeroportit të ri Pas më shumë se 60 vjetësh në gjurmët e të vjetorit nisi të ndërtohej aeroporti i ri, shumë më i madh e shumë më modern dhe sipërfaqja e tij nga 17 ha të aeroportit të vjetër, sot zë 65 ha. Kostoja e ndërtimit arrin në 14,2 milion dollarë, veç disa miliona të tjrë për pajisjen me aparatura bashkohore. Të gjitha punimet përfunduan për rreth dy vjet, edhe pse gjatë punimeve pati edhe probleme me pronarët e tokës. Ndërtimi i aeroportit u krye nga firma kuvajtjane "Al Karaf" me përfaqësuesen e saj në Shqipëri "Mak Albania", ndërsa mbikqyrja e kontrolli i cilësisë së punimeve u krye nga firma shqiptare "ITF Infratransproject" shpk. Aeroporti ndodhet vetëm 2 kilometra larg qytetit të Kukësit, në rrëzë të malit të Gjalicës. Vendosja në efiçencë e tij do t'i japë një shtytje të fuqishme zhvillimit ekonomiko-social gjithë zonës bashkë me autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë. Aeroporti është i kategorisë ndërkombëtare, i tipit C dhe ka të gjitha mjediset e nevojshme, kullën e kontrollit, pistën e gjatë 1800 metra (është vendosur të shtohet edhe me 400 metra të tjerë), me një gjatësi prej 60 metrash. Aeroporti "Khalifa bin Zayed" prej 4 vjetësh ka përfunduar dhe pret të ulen e ngrihen aeroplanët. Prej 4 vitesh aeroporti hesht për shkak të një marrëveshjeje të qeverisë shqiptare me Airport Tirana që për 2 vite të gjithë avionet në Shqipëri do të ulën vetëm në aeroportin "Nënë Tereza". Fondi për ndërtimin e aeroportit ishte falas nga EBA-ja si mirënjohje për popullin e Kukësit, për atë çfarë bëri në pranverën e vitit '99. Ashtu si vetë EBA-ja që gjatë asaj pranverë ngriti dy kampe për të ardhurit nga Kosova. - Pak çaste me miqtë Sot pasdite gjëmonte kënga e hareja dhe të pranishëm edhe miqtë nga EBA, që u pritën me këngë, valle e lodra, por edhe me flamuj të panumërt të të dy vendeve nga kuksianët. "Kukësi ka ndryshuar", vëren sheiku Abdullah, i cili në ditë të vështira kishte vizituar Kukësin. "Jemi miq në ditë të mirë e të vështirë", shton ai, duke vënë theksin në marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve mike. Ndërsa urimet e tij për popullin e Kukësit shoqërohen me duartrokitje nga qindra të pranishëm. Edhe zevendës kryeministri Ilir Meta përmend marrëdhëniet e shkëlqyera si mes miqsh me popullin e EBA-së. Ai vë theksin se së shpejti aeroporti do të bëhet funksional në shërbim jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, të Maqedonisë e do të shtojë më tej marrëdhëniet midis Shqipërisë e shpiptarëve dhe EBA-së. Janë urime mes miqsh që nuk ia kursejnë ndihmën njëri tjetrit./gj.m//n.m/
KOMENTE